KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 11.12.2017

CHF BLIHET 111.11 SHITET 117.11

EUR BLIHET 131.58 SHITET 135.18

GBP BLIHET 148.30 SHITET 154.30

USD BLIHET 111.31 SHITET 114.91

Shërbimet Alpha e-banking





  • Alpha Web Banking ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë me një shërbim cilësor për të gjithë ju që doni të hyni në llogaritë tuaja bankare dhe të kryeni veprime nëpërmjet rrjetit, me siguri dhe saktësi.
    Me Alpha Web Banking ju jeni ‘’në kontroll’’ të llogarive tuaja bankare duke patur mundësinë të informoheni për gjendjen e llogarive tuaja, të kryeni transferta parash dhe të bëni pagesa të ndryshme.

    Informohuni për:
    • Gjendjen në llogaritë dhe kartat tuaja
    • Detajet dhe balancet e kredive tuaja


    Kryeni transferta parash:
    • Në llogaritë tuaja personale
    • Në llogari të palëve të treta brenda Alpha Bank
    • Në llogari tuaja apo të palëve të treta në banka të tjera brenda vendit

    Bëni pagesat tuaja për:
    • Taksën mbi vlerën e shtuar (TVSH)
    • Telefoni celulare
    • Karta Krediti ose pagesë kësti kredie

    Klikoni KËTU për të hyrë në llogarinë tuaj Web Banking:


    Printo
  • Shërbimet bankare të Alpha Bank Albania tashmë ju ofrohen kudo dhe kurdoherë në telefonin tuaj Smartphone ose në tabletin tuaj nëpërmjet një lidhje interneti. Me aplikacionin më të ri të Alpha Bank për smartphone apo tabletë ju jeni në kontroll të llogarive tuaja duke kryer transaksione sa herë që ju dëshironi 24/7. 


    Zbrisni sot aplikacionin Alpha Bank AL mobile banking dhe përfitoni: 
    • Informim për llogaritë tuaja, kartat e kreditit, depozitat apo kreditë që ju keni me Alpha Bank
    • Pagesa utilitare
    • Pagesë të kartave tuaja të kreditit apo kredive tuaja
    • Transferta fondesh në llogaritë tuaja në Alpha Bank ose në palë të treta
    • Transferta fondesh drejt llogarive të tjera në banka në Shqipëri
    • Informim për ofertat më të fundit të Alpha Bank
    • Vendodhjen e ATM apo degës më të afërt me ju 


    Anëtarësohu sot:
    Na vizitoni sot në një nga degët Alpha Bank dhe plotësoni formularin për mobile banking që të mund të përfitoni nga shërbimi Alpha Bank AL mobile banking.


    Si funksionon?
    Është shumë e thjeshtë dhe e sigurtë; nëse ju jeni përdorues i Alpha Web Banking duhet thjeshtë të vendosni të njëjtin User ID dhe password. Nëse ju nuk jeni përdorues i Alpha Web Banking pas aplikimit në degën e Alpha Bank do t’ju jepet një User ID dhe password.


    Shkarkoni aplikacionin për telefonin tuaj android ose tabletin tuaj në:






    Shkarkoni aplikacionin për për iPhone ose iPad në:




    Printo

  • Ju lutemi gjeni KËTU Manualin e Përdorimit të Web Banking



    Printo
  • Më poshtë mund të gjeni disa këshilla dhe udhëzime për të kryer transaksione të sigurta
    kur përdorni shërbimet E- Banking të Alpha Bank.

    Kodet e sigurisë së Alpha Web dhe Mobile Banking

    Zgjidhni kode sigurie të vështira dhe sigurohuni që ti ruani ato në vende të sigurta
            ku nuk mund të zbulohen nga të tjerë;
    Siguria e kodeve tuaja personale është përgjegjësia juaj. Në rast se ju dyshoni se
            ju janë vjedhur ju lutemi të informoni Bankën sa më shpejt;
    Mos ruani në të njëjtin vend kodin e përdoruesit dhe kdoin e sigurisë pasi nëse zbulohen
            nga palë të treta, ju i mundësoni atyre aksesin e plotë në llogaritë tuaja;
    Ne rekomandojmë që ju të ndryshoni shpesh kodet tuaja të sigurisë;
    Alpha Bank nuk do t’ju kërkojë kurrë në asnjë mënyrë kodet e sigurisë (psh. telefon ose 
            e-mail). Këto kode janë personale dhe ju nuk duhet tia bëni të ditur asnjë njeriu;
    Ekzistojnë e-mail-e dashakeqe të cilat synojnë të zbulojnë kodet tuaja personale.
            Këto e-mail-e mund të duket sikur dërgohen nga Alpha Bank dhe drejtojnë marrësin drejt linq-eve
            ku duhet të plotësojnë të dhëna personale (p.sh. kodin e përdoruesit, kodet e sigurisë etj);
    Ekzistojnë telefonata dashakeqe të cilat kryhen nga persona që pretendojnë të jenë staf i Alpha Bank
            dhe ju kërkojnë të dhëna personale. Këto telefonata ju kërkojnë të zbuloni të dhëna personale si
            numër llogarie, kod përdorues, numër karte identite, etj.

    Mbroni kompjuterin tuaj nga veprime dashakeqe

    Ekzistojnë palë të treta të cilat në padijeninë tuaj përpiqen të instalojnë në komjuterin tuaj ,
    programe dashakeqe (viruse, worms, trojans, spyware, etj), nëpërmjet internetit ose e-mail.
    Në disa raste këto viruse mund të kapin të dhënat tuaja personale dhe kodet, të shkatërrojnë dokumenta dhe programe në kompjuterin tuaj. 

    Për t’u mbrojtur nga këto veprime dashakeqe Alpha Bank ju sugjeron:

    Mbroni kompjuterin tuaj me programe sigurie si firewall, antivirus ose antispyware;
    Përditësoni kompjuterin tuaj me versionet më të fundit të sigurisë të sistemit operativ ;
    Fshini dokumentat e përkohshëm të Internetit;
    Shmangni përdorimin e kompjuterave public ose të kompjuterave në palë të treta (p.sh hotele, miq, etj);
    Mos injoroni shenja të ‘’çuditshme’’ që kompjuteri juaj mund të shfaq,
            pasi këto mund të shkaktohen nga viruse të instaluara;
    Mos iu përgjigjni kurrë e-maile-ve të cilat kërkojnë të dhëna për llogaritë tuaj ose
            kode sigurie tuajat dhe mos ndiqni kurrë linq-e që ju kërkohen në këto e-mail-e;
    Sigurohuni që jut ë aksesoni shërbimet E-Banking vetëm nga kanalet zyrtare të Alpha Bank Albania;
    Gjithmonë siguroni kodet tuaja.





    Printo
  • Na kontaktoni për çdo informacion: 

    Numër telefoni: +355 4 22 78 736
    Email: webbanking.albania@alpha.gr
              mobilebanking.albania@alpha.gr

    Printo