KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 10.12.2019

CHF BLIHET 109.00 SHITET 115.00

EUR BLIHET 120.75 SHITET 124.35

GBP BLIHET 142.40 SHITET 148.40

USD BLIHET 108.80 SHITET 112.40

Pyetjet me te shpeshta
10/06/2016
Mund te me dergoni ju lutem nje informacion mbi normat e interesit te depozitave qe ofron banka juaj?
Ju lutemi gjeni me poshte link-un e faqes zyrtare te Alpha Bank ku mund te klikoni per te pare me detaje normat e interesit te depozitave (dokumenti “Buletini i normave te interesit”): www.alphabank.al/individ/depozita_investime/
10/06/2016
Doja te terhiqja nje shume lekesh ne nje nga bankomatet tuaja ne nje qender tregtare. Shtypa shumen per te terhequr dhe ne ekran doli ‘ky veprim nuk mund te kryhet’ dhe shuma nuk doli. Verifikova gjendjen e llogarise dhe me del qe me mungojne leket por une nuk I terhoqa. Me ke duhet te kontaktoj?
Ne lidhje me problemin qe ju raportoni, ju bejme me dije se nese ju nuk keni mundur te terhiqni fondet nga llogaria juaj dhe karta ju eshte kthyer mbrapsht nga ATM-ja, sipas procedures se zakonshme te kthimit te fondeve per rastet kur klientet per probleme te ndryshme nuk arrijne t’i terheqin fondet e tyre ne ATM, fondet ju ri-kthehen automatikisht ne llogari brenda 24-48 oreve.
10/06/2016
Cila dege e bankes suaj eshte hapur ne oren 16:00?
Te gjitha deget e Alpha Bank Albania SHA operojne nga e hena ne te premte: 08:00 – 15:30! Ju mirepresim ne degen qe ndodhet me prane jush!
10/06/2016
Jemi te interesuar te kemi sherbimin POS (te kartave) nga Alpha Bank. Do t’ju ishim shume mirenjohes nese do te kishim nje informacion ne lidhje me komisionet dhe llojet e kartave qe mund te perdoren ne aparatin tuaj
Ju lutem na  kontaktoni ne numrin e telefonit 042 240 477 ose nepermjet formes elektronike te kontaktit (mund ta gjeni ketu).
10/06/2016
Jam klient i Alpha bank Albania. Kam Amex debit dhe gjithashtu webin. Dua te di se ku mund ta shikoj faturen e nje transaksioni. E ofron webi kete opsion dhe nqase jo mund te aplikoj per cis
Ju informojme se ju mund te paraqiteni ne nje nga deget e Alpha Bank Albania SHA (qe gjendet me prane jush) per te bere nje kerkese per aplikacionin CIS (Sistemi i informacionit per klientet).
10/06/2016
Doja te dija nese mund te hap ne nje nga filialet tuaja nje llogari personale/biznesi.
Ju mund te paraqiteni ne nje nga deget e Alpha Bank Albania SHA (qe ndodhet me afer jush) per te marre sherbim te specializuar ose mund te lexoni informacion te detajuar ne link-un e faqes zyrtare te Alpha Bank Albania SHA: www.alphabank.al
10/06/2016
Ju lutem procedoni me cbllokimin e llogarise time ebanking pasi eshte bllokuar per shkak se kam vendosur passwordin gabim 3 here. Ju lutem me njoftoni nese duhet te paraqitem prane deges suaj.
Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ju mund te paraqiteni ne nje nga deget e Alpha Bank Albania SHA (qe gjendet me afer jush) per te plotesuar nje kerkese per zhbllokimin e llogarise suaj. Me pas, dega perkatese ia dergon kerkesen departamentit pergjegjes prane zyrave qendrore te Alpha Bank Albania SHA per te proceduar me zhbllokimin e llogarise suaj.