KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 21.10.2020

CHF BLIHET 111.66 SHITET 119.66

EUR BLIHET 120.92 SHITET 126.92

GBP BLIHET 132.53 SHITET 140.53

USD BLIHET 101.63 SHITET 107.63

Rreth Alpha Bank Albania

Alpha Bank Albania filloi të operojë në Shqipëri në Janar të vitit 1998 si degë e Alpha Bank A.E., një prej bankave më të mëdha në Greqi, e themeluar në vitin 1879 dhe me një prezencë të rëndësishme në Rumani, Qipro dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në vend me një pjesë tregu të konsiderueshme si në biznesin bankar me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Qëllimi i Alpha Bank është të mbajë një bazë të fuqishme kapitali për të mbështetur zhvillimin e bankës dhe të fitojë besimin e depozitorëve, tregjeve dhe partnerëve të biznesit. 

Alpha Bank është renditur për shumë vite si një nga aktorët kryesorë në ekonominë shqiptare. Ajo ka qenë banka e cila ka dhënë kredinë më të madhe një kompanie private, ka qenë një nga pjesëmarrësit kryesorë në vend për të dhënë një kredi të sindikuar një kompanie private; ka qenë banka që ka financuar projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri si: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Industria e Telekomunikacionit etj si edhe në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare financiare ka financuar shumë projekte të rëndësishme private. Gjithashtu Alpha Bank ka qenë banka e parë në Shqipëri që ka realizuar dhënien e kredisë më të madhe ndaj Shtetit Shqiptar.


Sot, Alpha Bank ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanale të tjera alternative, si ATM,e-banking, si edhe rreth 1 500 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Përsa i përket kreditimit të klientëve individë Banka renditet ndër bankat kryesore të sistemit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kredive për shtëpi. Kushtet konkurruese të tyre, si afati i  favorshëm dhe këstet mujore të ulta e kanë bërë këtë produkt mjaft tërheqës në tregun vendas; klientët ekzistues kanë fleksibilitetin të kombinojnë normat e interesit fiks me ato të ndryshueshme, rishikimin e kushteve të kredisë në rastet kur kanë vështirësi ripagimi, si dhe shërbimin ndihmës të njoftimit të këstit të kredisë nëpërmjet mesazheve në celular.

Banka është lider në biznesin e kartave, duke ofruar karta krediti nën emrat tregtarë Mastercard, American Express dhe VISA. Alpha Bank është lëshues dhe pranues ekskluziv i kartave American Express, duke u ofruar kartëmbajtësve që e përdorin këtë kartë kudo në botë, një listë të gjatë përfitimesh dhe privilegjes. Kartat American Express janë gjithashtu të lidhura me Programin e Shpërblimit Alpha Bonus ku klientët përfitojnë rimbursim në çdo blerje që ata kryejnë pranë tregtarëve partnerë.


Kreditimi i biznesit të vogël ka pasur gjithashtu prioritet për Bankën, duke dhënë ndihmesën e vet në zhvillimin e biznesit dhe duke i ofruar këtij segmenti likuiditetin e nevojshëm për ta mbështetur dhe rritur atë. Gjithashtu kreditimi përbën një lidhje të fortë midis Bankës dhe biznesit për t’i ofruar shërbime dhe produkte të tjera shtesë këtij segmenti.


Operacionet bankare janë të mbështetura nga një teknologji dhe sisteme moderne të informacionit për drejtim, personel të trajnuar dhe me eksperiencë bankare ndërkombëtare, drejtues të përgjegjshëm të orientuar drejt kërkesës së tregut dhe standarde më të mira të etikës dhe sjelljes profesionale.


 

 

Banka ofron një gamë të gjerë produktesh investimi dhe depozitash, të krijuara posaçërisht për klientët individë, të cilat kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fleksibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment. Sot, Alpha Bank numëron 15 produkte të ndryshme depozitash, të kategorizuara në depozita me afat dhe llogari kursimi të cilat plotësojnë çdo nevojë të klientëve, dhe i shpërblejnë ata sipas skemës së zgjedhur të investimit.


Banka ofron një gamë të gjerë produktesh investimi dhe depozitash, të krijuara posaçërisht për klientët individë, të cilat kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fleksibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment. Sot, Alpha Bank numëron 15 produkte të ndryshme depozitash, të kategorizuara në depozita me afat dhe llogari kursimi të cilat plotësojnë çdo nevojë të klientëve, dhe i shpërblejnë ata sipas skemës së zgjedhur të investimit.