KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 16.07.2019

CHF BLIHET 107.12 SHITET 113.12

EUR BLIHET 120.14 SHITET 123.74

GBP BLIHET 131.99 SHITET 137.99

USD BLIHET 106.59 SHITET 110.19

Kodi i Qeverisjes Korporative
Alpha Bank Albania konsideron zbatimin e përpiktë dhe të përgjegjshëm të parimeve të qeverisjes korporative si një parakusht kyç të krijimit të vlerave, jo vetëm për aksionarin e saj, por edhe për shoqërinë. Praktikat e qeverisjes korporative që Alpha Bank Albania zbaton, janë në përputhje me dispozitat e kuadrit rregullator dhe me praktikat e vëna në zbatim nga i gjithë Grupi. Këto parime dhe praktika përshkruhen në Kodin e qeverisjes korporative. Kodi i qeverisjes korporative të Alpha Bank Albania përcakton detyrat dhe bën shpërndarjen e përgjegjësive ndërmjet Këshillit Drejtues, Komiteteve të tij, Drejtorisë dhe Komiteteve të tjera të Bankës. Gjithashtu, në këtë kod parashikohet kuadri dhe udhëzimet për qeverisjen e Bankës.

Banka zbaton një sistem kontrolli të brendshëm, gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kuadrin rregullator vendas në fuqi. Përveç kësaj, ajo ka miratuar Kodin e Etikës, i zbatueshëm nga punonjësit me qëllim nxitjen e standardeve të kërkuara nga qeverisja korporative moderne dhe rritjen e frytshmërisë së kontrollit të brendshëm.

Shkarkoni KËTU Kodin e Qeverisjes Korporative