KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia shoqërore është pjesë e rëndësishme e qeverisjes dhe kulturës korporative të Alpha Bank Albania. Nëpërmjet një programi të larmishëm sponsorizimesh, Banka ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të vazhdueshëm në projekte me ndikim shoqëror, shëndetësor, mjedisor, arsimor, kulturor dhe sportiv.

30/03/2017
Kampi i Inovacionit
Më 30 mars 2017, Alpha Bank mbështeti edicionin e tretë të aktivitetit “Kampi i inovacionit, i cili u organizua nga Junior Achievement në Shqipëri. Ky aktivitet zbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) dhe përfshin nxënës të klasave të 11-ta nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kruja. 30 nxënës pjesëmarrës u grupuan në ekipe prej 5 personash dhe parashtruan zgjidhje inovative për temën “Marketingu dixhital”, nën kujdesin dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Alpha Bank Albania dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse. 
15/12/2016
Së bashku festat janë më të bukura
Gjatë ditës së enjte, 15 dhjetor 2016, Alpha Bank Albania dhuroi paketa ushqimore për 250 familje në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me Bashkitë më të mëdha në vend. Banka shpërndau ndihma të shportës bazë të konsumit dhe disa pije freskuese, për një sezon festiv sa më të gëzueshëm për këto familje
14/09/2016
Festivali Ndërkombëtar i Kitarës
Me mbështetjen e Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral, fondacioni “Guitar Foundation of Albania” zhvilloi edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. Ky aktivitet, që tashmë është pjesë e rëndësishme e axhendës kulturore në Shqipëri, mirëpret dhe i ofron publikut performanca të shkëlqyera artisike nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. 
21/06/2016
Alpha Bank në mbështetje të shëndetësisë
Një nga sektorët ndaj të cilit Alpha Bank Albania ka dhënë vazhdimisht mbështetjen e saj ka qenë ai i shëndetësisë. Gjatë muajve të fundit Banka ka mbështetur spitalin e Beratit, Përmetit, Librazhdit dhe Laçit me aparatura bashkëkohore dhe rikonstruksion në godina për një shërbim më cilësor për qytetarët. 
Kështu Alpha Bank ka mundësuar blerjen e pajisjeje të ndryshme si inkubator, monitor neonat, set laringoskopi, peshore për bebe, aparat aerosoli, aspirator dhe pompë infuzioni për Repartin Neonatal në Spitalin Rajonal Berat.
Për të rritur cilësinë e sallës së operacionit pranë Spitalit Rajonal Librazhd, Banka mbështeti kërkesën e spitalit për pajisje me monitor pacienti, aspirator për aspirimin gjatë operacionit si edhe llampa qëndrore për sallën. Ndërkohë një pajisje elektrograme u ble për Spitalin Rajonal Përmet.
Një investim serioz është bërë për rindërtimin e Qendrën Spitalore Kurbin e cila është rindërtuar totalisht dhe nga godinë e cila nuk mundësonte asnjë shërbim është kthyer në një godinë moderne e cila do t’u shërbejë 40 mijë banorëve të komunitetit.


05/06/2016
Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank

Për të  tetin vit rradhazi Alpha Bank Albania organizoi ''Ditën e Vullnetarizmit Alpha Bank''. Në datë 22 Maj 2016, 110 punonjës të Bankës pastruan Kepin e Rodonit nga papastërtitë e shumta nën moton '' Së bashku për një mjedis më të pastër'', ndërkohë që në datën 5 Qershor 2016, 100 punonjës mbollën 3,100 fidanë pishe të zezë në Liqenin e Bruçit në Lurë

04/05/2016
Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve
Më 04 maj 2016, në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u mbajt Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve, organizuar nga Junior Achievement.
Në këtë panair, morën pjesë 23 shoqëri sipërmarrëse të përfaqësuar nga ekipet drejtuese të nxënësve. 138 nxënës maturantë nga gjithë vendi ndërvepruan me vizitorët e panairit, duke promovuar idetë e tyre, duke shpalosur talentin dhe shpirtin sipërmarrës si dhe duke prezantuar produktet apo shërbimet që kanë arritur të realizojnë në kuadër të këtij eventi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik i Alpha Bank Albania theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Alpha Bank Albania ka dhënë për iniciativa të tilla, që synojnë të promovojnë aftësitë e të rinjve dhe që shërbejnë njëkohësisht si një katalizator shumë i mirë për të orientuar të rinjtë drejt modeleve dhe sfidave të sipërmarrjes së lirë.

“Secili prej jush këtu, është padyshim, një shembull suksesi që duhet të shtrihet përtej këtyre ekspozitave dhe të jetë shembull në komunitet, në shkolla, për t’u përjetuar nga shumë të rinj të tjerë.
Njëkohësisht, ju keni marrë përsipër edhe përgjegjësinë që të jeni një model, që të mbartni përsipër riskun e një sipërmarrjeje të re si dhe që të tregoni se zhvillimi vjen nëpërmjet inovacionit – siç janë edhe idetë që ju keni paraqitur” theksoi z. Dhuci.
31/12/2015
Qendra e Përkujdesit Social
Gjatë muajit dhjetor, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ndërmori nismën për Qendrat e Përkujdesit Social. Ideja pas kësaj nisme ishte të ofronte një mjedis festiv për njerëzit në nevojë që jetonin në qendra sociale në të gjithë Shqipërinë. Banka mbështeti Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit Njerëzor në Tiranë, duke i ofruar pajisje të ndryshme për ta bërë vendin ku jetojnë më të ngrohtë e komod, për t’u ndjerë si në shtëpi.
25/12/2015
Tregu i Krishtlindjeve
Alpha Bank Albania mbështeti projektin e nisur nga Bashkia Tiranë për të krijuar një Zonë Krishtlindjeje në një shesh kryesor, si sheshi Nënë Tereza, gjatë muajit dhjetor. Aktivitete të ndryshme u zhvilluan për të argëtuar fëmijët e jo vetëm. Më konkretisht, Banka mbështeti krijimin e një pistë akulli, e bërë për herë të parë në një zonë të hapur në Tiranë.
18/12/2015
Ballo Presidenciale
Alpha Bank Albania mori pjesë në Eventin e Bamirësisë së Fundvitit, organizuar nga Presidenti i Shqipërisë dhe zonja e parë. Fondet e mbledhura iu dhuruan fondacionit “Down Syndrome Albania” për të mbështetur të gjithë fëmijët e këtij insititucioni me trajnime të rëndësishme.
04/12/2015
Çmimi i Filantropisë

Përgjatë vitit 2015, Alpha Bank Albania ka vazhduar të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes për projekte që kanë një imapkt të madhë në shoqëri, kushtet e jetesës dhe standardet, shëndetësinë, edukimin, mjedisin, parqet publike, artin, kulturën, katastrofat natyrore etj.

Bazuar në performancën e spikatur në përqasjen e përgjegjësisë shoqërore të korporatës dhe aktivitetet e zhvilluara në këtë kuadër,më 4 dhjetor 2015, Alpha Bank Albania mori çmimin e filantropisë 2015 në nivel kombëtar. Pjesëmarrës në ceremoni, të organizuar nga Partners Albania, ishin përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit jofitimprurës, të institucioneve qeveritare dhe publike, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, medias etj.

Çmimi për kontribut në nivel kombëtar iu dorëzua z. Periklis Drougkas, Drejtor Ekzekutiv i Alpha Bank Albania nga z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, me motivacionin: “Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz.”

18/11/2015
Uji në Arte dhe Zejtari
Banka sponsorizoi prodhimin e një katalogu mbi përdorimin e ujit në artë dhe zejtari në rajonin e Beratit. Ky ishte një studim i rëndësishëm prej disa vitesh, pasi pjesa më e madhe e materialeve të periudhës ishin djegur përgjatë kohës. Promovimi i katalogut u zhvillua në Universitetin e New York në Tiranë dhe në muzeun Onufri në qytetin e Beratit, ku Banka financoi gjithashtu edhe stendat për vendosjen e katalogut. Përfaqësues nga pushteti vendor dhe lokal morën pjesë në të dy eventet
29/09/2015
Festivali Ndërkombëtar i Kitarës
Fondacioni “Guitar Foundation of Albania”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë zhvilluan edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. Ky festival është një organizim kulturor që ofron platforma të ndryshme, si koncerte, kurse, konkurse ndërkombëtare dhe koncerte rinore. Alpha Bank Albania ishte sponsor gjeneral i këtij eventi, që u zhvillua nga 29 shtatori deri më 1 tetor 2015. Nadja Jankovic nga Mali i Zi ishte fituesja e Çmimit të Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës. Krahas shumë konkurruesve nga e gjithë bota, Nadja Jankovic arriti të marrë pikët maksimale, duke fituar çmimin e parë, të quajtur “Çmimi i Madh”, që u shoqërua me dhurimin e një kitare profesionale, të prodhuar nga mjeshtri grek, Giannis Sentoylas
18/09/2015
Adopto një çerdhe
Në kuadër të nismës “Adopto një çerdhe”, Alpha Bank Albania u angazhua në rehabilitimin e strukturës së brendshme të çerdhes “Zërat e jetës”, në zonën e Kamzës, Tiranë. Krahas rinovimit të kushteve të dhomave të qëndrimit të fëmijëve, nëpërmjet zëvendësimit të materialeve edukuese ekzistuese, Banka gjithashtu përmirësoi rrjetin e brendshëm hidraulik, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e fëmijëve nëpërmjet eliminimit të lagështirës; dekoroi ambientet e brendshme dhe të jashtme të çerdhes si dhe shpërndau lodra formuese që ndihmojnë në procesin didaktik si dhe zhvillimin e aftësive logjike dhe matematike të fëmijëve.
19/06/2015
Dhuro gjak, dhuro jetë
Për të gjashtin vit rresht, punonjësit e Bankës në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhuroi vullnetarisht gjak për fëmijët me talasemi. Ky aktivitet ka një rëndësi të veçantë për punonjësit, pasi sipas të dhënave nga Kryqi i Kuq Shqiptari, janë rreth 300 njerëz që vuajnë nga talasemia dhe kanë nevojë për gjak çdo muaj.

02/06/2015
Festivali Folklorik Kombëtar
Çdo vit në Gjirokastër organizohet Festivali Folklorik Kombëtar, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij lloji në Shqipëri. Qëllimi kryesor i këtij festivali ishte të paraqiste zhanret e ndryshme të repertorit folklorik si dhe të promovonte krijimet e reja. Në festivalin e vitit 2015 morën pjesë 1 204 përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
25/05/2015
Vrapo për Autizmin
Duke konsideruar punonjësit e Bankës si ambasadorë të shembullit të mirë për të ndërgjegjësuar më tej familjarët dhe miqtë e tyre mbi çështje mjedisore dhe shoqërore, Alpha Bank Albania organizon çdo vit “Ditën e Vullnetarizmit”. Ky aktivitet është bërë shumë i rëndësishëm për Bankën dhe kjo tregohet nga pjesëmarrja në rritje e punonjësve çdo vit.
Në maj, punonjësit e Bankës dhe familjet e tyre, morën pjesë, në maratonën “Vrapo për Autizmin”, organizuar në Parkun Kombëtar të Liqenit në Tiranë. Qëllimi kryesor i kësaj maratone ishte rritja e ndërgjegjësimit për fëmijët me autizëm dhe dhënia e mesazhit se personat e prekur nga autizmi duhet të integrohen ne shoqëri.
12/05/2015
Shkolla si qendër komunitare
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një konkurs me temë “shkolla si qendër komunitare”. Qëllimi kryesor ishte kthimi i shkollës në vendin ku ndërtohet bashkëpunimi ndërmjet shkollës, familjes dhe komunitetit, për të zhvilluar potencialin e studentëve. Banka mbështeti shkollën në Fier, që përfaqësoi idenë fituese. Mbështetja kishte të bënte me rinovimin e plotë të kabinetit të informatikës.
06/04/2015
Dhurim për Spitalin ''Mbretëresha Geraldinë''

Në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija”, Banka i dhuroi Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” një ekografi me rreze X. Kjo ekografi kishte një rëndësi thelbësore për të diagnostikuar probleme të hershme të shëndetit për fëmijët e porsalindur, të cilat nëse kapen në kohë, mund të shpëtojnë jetën e tyre. Kjo pajisje i mungonte S.U.O.Gj. dhe doktorët ishin të detyruar të zhvendosnin fëmijët në godinën kryesore të spitalit, çka përbënte një rrezik për jetën e tyre.

08/03/2015
Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit

Më 8 mars, që është dita ndërkombëtare e gruas, Banka nisi fushatën ndërgjegjësuese “Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit”. Qëllimi i kësaj fushate ishte të bënte klientët e Bankës pjesë të kësaj lufte të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin. Kontributi i klientëve të Bankës lidhej me përdorimin e kartëkredive, ndërkohë që Banka do të dhuronte pjesën më të madhe të të ardhurave të gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit gjatë periudhës 8 mars 2015 deri në fund të tetor 2015, për blerjen e një pajisjeje ekografie. Ekografia iu dhurua Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të shërbejë për diagnostikimin e pacientëve me kancer gjiri.

09/01/2015
Përmbytjet në Jug
Për shkak të përmbytjeve të ndodhura në zonën jugore të Shqipërisë, banorët e zonës pësuan dëme të konsiderueshme. Alpha Bank Albania veproi menjëherë për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet. Konkretisht, Alpha Bank Albania ofroi një fond të veçantë për zonat e dëmtuara, mbështetur gjithashtu nga Grupi Alpha, ndërsa punonjësit e Bankës bënë dhurime në të mira.
31/12/2014
Aktivitete 2014
Takimi vjetor i Shoqatës së investitorëve të huaj në Shqipëri
Alpha Bank Albania mbështeti organizimin e takimit vjetor të Shoqatës së investitorëve të huaj në
Shqipëri (FIAA), i cili u zhvillua më 29 janar 2014 dhe u ndoq nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë
shqiptare, si Kryeministri, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe përfaqësues të
rëndësishëm të komunitetit të biznesit të huaj në Shqipëri. Takimi vjetor i FIAA-s është një ngjarje e
rëndësishme për zgjerimin e dialogut ndërmjet biznesit, qeverisë, agjencive qeveritare dhe organeve të
qeverisjes vendore me synim përmirësimin e mjedisit për investitoret e huaj dhe klimës së përgjithshme
të biznesit në Shqipëri.

“Tё ndiejmё botёn pёrmes zёrit”
Gjatë muajit shkurt 2014, Alpha Bank Albania ka marrë pjesë në një ngjarje bamirësie nën sloganin
“Tё ndiejmё botёn pёrmes zёrit”, organizuar nga Fondacioni Vodafone Albania. Ky aktivitet, kishte si
synim mbledhjen e fondeve për realizimin e një programi kompjuterik që bën të mundur leximin zanor të
kompjuterit, për persona që nuk shikojnë.
Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e këtij programi si dhe për të kuptuar vështirësitë me të
cilat këta persona përballen, aktiviteti u zhvillua në errësirë dhe persona që nuk shikonin ndihmonin
pjesëmarrësit e tjerë për të levizur.

Në mbështetje të sektorit të shëndetësisë
Alpha Bank Albania ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë. Gjatë vitit 2014,
janë financuar projekte në disa qendra spitalore, si Qendra Spitalore Kamëz, ku Banka ka përmbushur
disa nevoja që kjo qendër kishte për krevate metalike, batanije, çarçafë dhe pajisje të tjera të nevojshme
për trajtimin e pacientëve në dhomat e shërbimit të urgjencës. Alpha Bank Albania dhuroi gjithashtu një
koagulometer (pajisje e përdorur për të matur kohën që i duhet gjakut për t’u mpiksur) për Qendrën Spitalore Nr. 6 në Kombinat, Tiranë. Gjithashtu Alpha Bank Albania bëri të mundur që
në spitalin rajonal “Omer Nishani” të qytetit të Gjirokastrës, të vendosej sinjalistika e brendshme
dhe e jashtme, me qëllim orientimin më të lehtë të pacientëve.

Mbështetje fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”
Prej shumë vitesh, fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, mbështet fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre duke
u ofruar atyre ekzaminime dhe diagnoza. Alpha Bank Albania mirëpriti ftesën e fondacionit për të qenë
pjesë e kësaj nisme, duke mbështetur trajnimet dhe trajtimet e një fëmije për 1 vit.

Dita botërore e sindromës “Down”
Alpha Bank Albania ishte një nga sponsorët kryesorë në konferencën “Shëndet dhe mirëqenie - Qasje dhe barazi për të gjithë”, e cila u organizua nga Qendra Jonathan, më 21 mars 2014, në kuadër të objektivave botërore të sindromës Down. Qëllimi i konferencës ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me sindromën “Down” dhe mbledhja e fondeve për mbështetjen e personave me këtë sindromë në Shqipëri.

Në mbështetje të studentëve të talentuar
Gjatë muajit prill 2014, Alpha Bank Albania ka sponsorizuar një iniciativë të re për studentët, organizuar nga Junior Achievement. Ky projekt konsistonte në prezantimin dhe mbrojtjen e ideve dhe planeve të biznesit nga të rinjtë, të cilët nga ana e tyre, u përpoqën të shesnin produktet e tyre tek
vizitorët e ndryshëm. Nëpërmjet këtij financimi, Alpha Bank Albania konfirmoi rëndësinë e veçantë që i kushton të rinjve si dhe promovimin e tyre në mënyra të ndryshme.

Fituesi i këtij eventi, përfaqësoi Shqipërinë në Konkursin Evropian që u zhvillua në Estoni, në korrik 2014.

FAVA - Galá e verës
Alpha Bank Albania ishte pjesëmarrëse në ceremoninë galá të organizuar më 23 maj 2014, pranë
ambienteve të Galerisë Kombëtare të Arteve.
FAVA, Fondacioni për Artet Vizuale Shqiptare, është një organizatë jo-fitimprurëse e cila është
mbështetur nga komuniteti i biznesit në Tiranë. Fokusi i këtij fondacioni është ruajtja e koleksionit të
Galerisë Kombëtare të Arteve si dhe mbështetja e komunitetit artistik në Shqipëri. Gjithashtu, Fondacioni
mbështet shkëmbimet kulturore dhe ekspozitat artistike ndërkombëtare që zhvillojnë komunitetin
shqiptar, si dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për kulturën shqiptare, jashtë vendit

Festivali i kitarës
Më datë 28 maj 2014, u organizua për herë të dytë në Tiranë, Festivali i kitarës me pjesëmarrjen e artistëve të njohur nga Europa. Alpha Bank mbështeti këtë iniciativë të bukur për t’i ardhur në ndihmë artistëve shqiptarë

Dita e vullnetarizmit
Për të 6-tin vit rradhazi, Alpha Bank Albania organizoi Ditën e vullnetarizmit në muajin maj
2014. Kjo ditë është kthyer në një traditë për Bankën, duke shënuar një pjesëmarrje gjithnjë e
më të madhe të punonjësve. Këtë vit, Banka dha një kontribut të rëndësishëm për qytetin e Tiranës dhe Ballshit, duke rehabilituar lulishten “Selman Stermasi” në Tiranë dhe parkun e një lagjje banimi ne Ballsh.

Koncert Piano
Alpha Bank Albania ka mbështetur gjithmonë projektet që kanë të bëjnë me jetën artistike dhe kulturore të vendit. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Jorgos Chlitsios dhe me pianisten soliste Silvana Skënderi organizuan një koncert, I cili u mirëprit ngrohtësisht nga publiku. Koncerti krijoi një program të larmishëm, duke i dhënë gjallëri jetës artistike dhe kulturore në vend.

Së bashku dhurojmë jetë
Alpha Bank Albania, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi më datë 11 qershor 2014 ditën e dhurimit të gjakut. Nëpërmjet këtij eventi, i cili u zhvillua për të katërtin vit radhazi, punonjësit e Bankës vullnetarisht dhanë ndihmesën e tyre për përballimin e nevojave për gjak që ka aktualisht vendi ynë. Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të Gjakut, Alpha Bank
publikoi në rrjetin social Facebook fushatën “Unë dhuroj 5 minuta nga jeta ime! Po ti?”.

Dita e Pavarësisë dhe Çlirimit – 28 dhe 29 Nëntor 2014
Në kuadër të festimeve për ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, në përputhje me politikat e përgjegjësisë
shoqërore, Alpha Bank Albania sponsorizoi eventet festive të organizuara në qytetin e Pogradecit
përgjatë këtyre datave.

Koncert Piano
Alpha Bank Albania ka mbështetur gjithmonë projektet që kanë të bëjnë me jetën artistike dhe kulturore të vendit. Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Jorgos Chlitsios dhe me pianisten soliste Silvana Skënderi organizuan një koncert, I cili u mirëprit ngrohtësisht nga publiku. Koncerti krijoi një program të larmishëm, duke i dhënë gjallëri jetës artistike dhe kulturore në vend.

Rikonstruksioni i shatërvanit në qytetin e Beratit
Në kuadër të mbështetjes që Alpha Bank ka për vlerat historike dhe monumentale në Shqipëri, në qytetin e Beratit u financua rikonstruksioni i shatërvanit dhe monumentit rrethues, në qendër të qytetit, pranë sheshit qendror dhe pedonales. Ky monument, është një pjesë e rëndësishme e artit të qytetit.


Rikonstruksioni i portit në qytetin e Sarandës
Banka mbështeti pjesërisht rikonstruksionin e portit të Sarandës, diçka e nevojshme për imazhin pozitiv
të qytetit.
31/12/2013
Aktivitete 2013

Dita e Vullnetarizmit

Alpha Bank organizoi në muajin Maj 2013 për të 5-tin vit rradhazi Ditën e Vullnetarizmit. Kjo ditë është
kthyer në një traditë për Bankën ku vihet re një pjesmarrje gjithmonë e më në rritje e punonjësve.
Këtë vit banka mbështeti 4 Spitale pediatrike në Durrës, Vlorë, Kukës dhe Librazhd. Me ndihmën e një
grupi të kualifikuar në këto spitale u rikonstruktuan ambiente të ndryshme si reanimacioni, dhomat e
shtrimit, dhomat e vizitave, tualetet dhe korridoret. U dhuruan pajisje aerosoli dhe gjithashtu dyshekë,
çarçafë, batanije, jastëk etj. Punonjësit kaluan kohë me fëmijët e sëmurë duke u dhuruar atyre lodra
të ndryshme dhe libra si edhe zbukuruan muret duke i lyer dhe duke vendosur në to personazhet më të
pëlqyer të filmave për fëmijë.

Së bashku dhurojmë jetë
Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, në datë 14 Qershor organizoi për të
tretin vit rradhazi, ditën e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit e Bankës.
14 Qershori është Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut dhe Banka zgjodhi pikërisht këtë ditë për të
përcjellë mesazhin që dhurimi i gjakut është një aktivitet jetësor dhe duhet përqafuar nga të gjithë duke
u bërë dhurues të rregullt.Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që
mblidhen rreth 20.000 njësi; rreth 300 pacientë me talasemi kanë nevojë të marrin gjak çdo muaj,
pa llogaritur këtu të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për
ndërhyrje kirurgjikale.

Festivali i Kitarës
Në muajin Qershor u organizua për herë të parë në Tiranë, Festivali i Kitarës me pjesmarrjen e artistëve
të njohur nga Europa. Alpha Bank mbështeti këtë inisiativë të bukur për ti ardhur në ndihmë artistëve
Shqiptarë.

Alpha Gym Park
Në muajin Korrik filloi të funksionojë palestra e parë në natyrë në Shqipëri e mundësuar nga Alpha Bank
Albania. Ky projekt është i rëndësishëm për komunitetin pasi qasja në natyrë është jetike për shëndetin
fizik, psikologjik dhe shpirtëror të të gjitha moshave. Që prej ditës së parë Alpha Gym Park është mirëpritur dhe frekuentuar rregullisht nga qytetarët të
cilët kanë patur mundësinë të marrin këshilla për përdorimin e duhur dhe efikas të pajisjeve nga një
instruktore fitnesi. Alpha Gym Park përmban 10 pajisje gjimnastikore si edhe është krijuar një mjedis i përshtatshëm i
rrethuar me gjelbërim, stola dhe çezma për t’u freskuar. Punonjësit e Alpha Bank mbollën disa pemë dhe
dhuruan bluza dhe çanta sportive për të gjithë qytetarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre fizik pranë këtij
parku sportiv.

Rikonstruksion i shkollës fillore Ersekë
Gjatë verës Alpha Bank Albania mundësoi rikonstruksionin e një shkolle elementare në Ersekë e cila
nuk plotësonte kushtet e duhura për nxënësit që studionin. Në muajin shtator stafi pedagogjik mirëpriti
nxënësit në një ndërtesë totalisht të rinovuar, e cila u mundësonte atyre një mjedis të sigurt dhe të
përshtatshëm për një shkollë.

Forumi Greko-Shqiptar i Biznesit
Alpha Bank Albania mbështeti për të shtatin vit rradhazi Forumin Greko-Shqiptar të Biznesit me temë
‘’Një urë drejt zhvillimit’’, i cili u organizua nga Ambasada Greke dhe Shoqata e Bizneseve Greke në
Shqipëri. Në forum u analizua roli i rëndësishëm i sektorit bankar për të mbështetur bizneset grekoshqiptare
si edhe rritja e dialogut midis këtyre palëve.

Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë
Punonjësit e Alpha Bank iu përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në nismën ‘’ Të pastrojmë Shqipërinë në
një ditë’’ dhe ndihmuan në pastrimin e zonës pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Rreth 140 mijë aktivistë
dhe vullnetarë morën pjesë në këtë projekt të rëndësishëm të cilët ndihmuan në grumbullimin e një sasie
të konsiderueshme mbeturinash.

Dhurim për festat e Fundvitit
Bordi Drejtues i Alpha Bank vendosi për të dytin vit rradhazi për të mos printuar kartolina urimi për
festat e fundvitit por buxhetin për to ta dhurojë për të mbështetur familjet e Martirëve të Policisë së
Shtetit. Gjithashtu punonjësit e Bankës dhuruan vullnetarisht para, veshje dhe rroba për Shtëpinë e Fëmijës në
Tiranë.

Aktivitete të tjera:
• Bashkia Korçë organizoi Sport Festival me rastin e 3 Dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të personave me
  aftësi të kufizuara. Alpha Bank dhuroi 300 bluza për të gjithë pjesmarrësit.
• Publikimi i librit vjetor të Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë dhe të Dhomës Amerikane të
  Tregtisë.
• Mbështetja e aktivitetit të organizuar nga Dhoma Britanike e Tregtisë për Bizneset Greke në Shqipëri
   dhe Javës Greke të organizuar nga Ambasada Greke
• Sponsorizimi i aktiviteteve festive të organizuara në Elbasan për Ditën e Verës
• Organizimi i edicionit të tretë të konkursit letrar ‘’Vlora 2013’’ me botime të autorëve vlonjat në prozë,
  poezi, letërsi për fëmijë etj.

31/12/2012
Aktivitete 2012
Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank
Në Maj, Alpha Bank organizoi për të katërtin vit rradhazi ditën e Vullnetarizmit. Ky aktivitet është kthyer në një event
shumë të rëndësishëm për Bankën, dhe kjo tregohet edhe nga pjesmarrja e shumtë e punonjësve çdo vit.
Këtë vit Banka mbështeti 100 familje në Tiranë, të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ndihma iu dha në
formën e paketave ushqimore për 6 muaj. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë punonjës të Bankës, të cilët kaluan
kohë me familjet dhe iu shpërndanë paketat e para ushqimore.

Dhurimi i gjakut për Kryqin e Kuq Shqiptar
Në 22 Qershor, 50 punonjës të Bankës,nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar dhuruan gjak për fëmijët që vuajnë nga
talasemia. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Bankës dhe pjesmarrja ishte më e lartë nga viti i mëparshëm.

Maratona Ndërkombëtare e Tiranës
Maratona Ndërkombëtare e Tiranës u zhvillua në 21 tetor 2012. Ky aktivitet u zhvillua për herë të parë në Shqipëri dhe në të morën pjesë rreth 3 mijë vrapues nga e gjithë bota. Vrapuesit vrapuan në disiplina të ndryshme duke filluar nga ajo e garave 5 km, 10 km, 21 km dhe maratona 42 km. Alpha Bank ishte një prej mbështetësve të këtij aktiviteti,
duke sponsorizuar vendin e tretë të maratonës 42 km për femra dhe për meshkuj.

Bursa Studimi
Në 26 Nëntor 2012, Banka dhuroi dy bursa studimi për dy studente të Kolegjit Arsakeio, të cilat janë dalluar për
rezultatet e tyre të larta dhe personalitetin e veçantë. Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania Z. Periklis Drougkas, dorëzoi dy çmime te studentet duke i inkurajuar për të vazhduar studimin, dhe për të bërë çdo gjë me
dashuri dhe pasion, sepse vetëm kështu do të jenë të suksesshme në jetë.

100-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Banka ishte një prej mbështetësve të aktiviteteve të organizuara, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë.

Tirana through lens
Tirana through Lens është një libër që përmban imazhe të mrekullueshme natyrore si edhe vende historike në rrethinat e Tiranës. Alpha Bank sponsorizoi këtë libër, prezantimi i të cilit u bë në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Ankandi i Heshtur i World Vision
World Vision është një fondacion, i cili operon në Shqipëri dhe ndihmon fëmijët në nevojë nëpërmjet pjesëmarrjes së
fëmijëve në programe edukative, profesionale, shëndetësore etj. Në 5 Dhjetor, 2012 World Vision organizoi një ankand të heshtur; Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Z. Periklis Drougkas mori pjesë në këtë ankand duke blerë 2 prej fotografive të cilat ishin të realizuara nga vetë fëmijët, ku pasqyrohet sesi ata e shohin botën. Fondi i mbledhur nga ky ankand do të përdoret në projekte të ardhshme të këtij fondacioni.

Sponsorizime me rastin e Festave të Fundvitit
Bazuar në politikat e Përgjegjësisë Sociale të Bankës, Bordi Drejtues i Alpha Bank Albania, vendosi të mos
printojë kartolina urimi, por fondin e alokuar ta përdorë për të mbështetur institucione të cilat falë kësaj ndihme do të
kishin një fundvit më të gëzueshëm. Fondi u dhurua Në 25 Dhjetor, 2012 për të pajisur Shtëpinë e të Moshuarve në Fier me ngrohje si edhe për të plotësuar nevojat e dy Shtëpive të Fëmijëve në Shkodër me ushqime,
ngrohje dhe televizorë dhe aparate dixhitale ku fëmijët mund të shikojnë emisione informuese dhe argëtuese.