FATCA

 

 “Foreign Account Tax Compliance Act” (FATCA) është një ligj i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëllimi i të cilit është parandalimi i evazionit fiskal të shtetasve Amerikanë të cilët kanë llogarië të mbajtura në entitete të huaja. Çdo bank në botë ka detyrim të përputhet me “Ligjin për Përputhshmërinë e Taksës mbi Llogarinë e Huaj” (FATCA) duke filluar nga data 01.07.2014. 

ALPHA BANK A.E. dhe filialet e saj, në kuadrin e përputhshmërisë me Ligjin e sipërpërmëndur, do të zbatojë procedurat e kërkuara si për klientët ekzistues ashtu edhe për ata të rinj. Alpha Bank Albania ShA, e koordinuar nga Alpha Bank AE, ka kryer me sukses regjistrimin në site-in e Internal Revenue Service (IRS) e SHBA-së dhe identifikohet me Global Intermediary Identification Number (GIIN): 8SX8LI.00008.ME.008 nën statusin - DEEMED COMPLIANT FFI (Institucion Financiar në Përputhje). 

Ju bëjmë me dije së, duke filluar me 01.07.2014, Alpha Bank Albania, në përputhje me statusin e zgjedhur, duhet të implementoje një procedurë të standartizuar dhe uniforme të identifikimit të të gjithë klienteve të saj, duke respektuar dhe zbatuar legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin për Përputhshmërinë e Taksës mbi Llogarinë e Huaj – FATCA.

Më shumë informacion mund të gjeni në site-in e autoritetit fiskal të SHBA-së në:
http://www.irs.gov/Businesses/Corporations/Foreign-Account-Tax-Compliance-Act-FATCA

Ju lutemi lexoni KËTU dokumentin
W8-BEN-E Alpha Bank Albania

Gjithashtu mund të shkarkoni dokumentat e mëposhtëm:
Formulari për Subjektet 
Formulari për Individët