KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 07.08.2020

CHF BLIHET 110.60 SHITET 118.60

EUR BLIHET 120.62 SHITET 126.62

GBP BLIHET 133.05 SHITET 141.05

USD BLIHET 101.72 SHITET 107.72

Shkëmbimi Automatik i Informacionit

Në funksion të angazhimit të Shqipërisë për të zbatuar CRS dhe me qëllim të ofrimit të informacionit për vendet e tjera, ndryshimet e nevojshme legjislative janë bërë përmes Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Në përputhje me këtë ligj Alpha Bank Albania ka detyrimin të identifikojë dhe të raportojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të dhënat tatimore të klienteve të saj të deklaruar nga vetë ata. Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni me kërkesat e këtij ligji si edhe te paraqiteni ne bankë për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore, deri më datë 20 Qershor 2020.


Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS)

Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI). CRS për AEOI kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive te cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit.

Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.

Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Informacioni që do të shkëmbehet nuk ka të bëjë vetëm me individët, por edhe me kompanitë dhe NFE-të (entitete jo financiare) pasive të cilat kanë pronar përfitues rezident në shtetet e tjera.
Më tej, raportimi duhet të bëhet për një gamë të gjerë të produkteve financiare, nga një gamë e gjerë institucionesh financiare, përfshirë bankat, institucionet depozituese, sipërmarrje të investimeve kolektive dhe kompanitë e sigurimeve.

Shqipëria është zotuar të shkëmbejë informacion automatikisht në vitin 2020. Shqipëria gjithashtu është antarësuar në Marrëveshjen Shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent (MCAA) për shkëmbimin e informacionit, me nënshkrimin e saj në tetor të vitit 2014. Kjo Marrëveshje u miratua me vendimin nr.178 datë 09.03.2016.
Detyrimin për shkëmbimin e informacionit e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), e cila do të mbledhë të dhënat nga institucionet financiare dhe do t’a shkëmbejë atë automatikisht me vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes.

Në funksion të angazhimit të Shqipërisë për të zbatuar CRS për AEOI dhe me qëllim të ofrimit të informacionit për vendet e tjera, ndryshimet e nevojshme legjislative janë bërë përmes Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Në përputhje me këtë ligj Alpha Bank Albania ka detyrimin të identifikojë dhe të raportojë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të dhënat tatimore të klienteve të saj të deklaruar nga vetë ata.

Raportimi i parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të bëhet më 31 Korrik 2020. Në vitet që vijojnë do të jetë çdo fund Maji. Pyetjet më të shpeshta publikuar nga OECD, mund të aksesohen në linkun në vijim: https://www.oecd.org/tax/exchange-of-tax-information/CRS-related-FAQs.pdf


Formularët CRS