Alpha e-Banking


Jemi aty ku ju jeni me shërbimet tona bankare direkt në kompjuterin tuaj,telefonin tuaj smartphone ose në tabletin tuaj nëpërmjet një lidhje interneti. Kemi përmirësuar shërbimin Alpha e-Banking duke e bërë atë më të thjeshtë dhe me funksione të reja shtesë.



  • Funksionalitet kryesore:

    Kredencialet  e përdoruesit i ofrohen klientit, pa qenë e  nevojshme  që ai / ajo të jetë i pranishëm në 
            sportelet e bankës;
    Ndryshimi  fjalëkalimin, i jep lirinë përdoruesit për ta ndryshuar atë pa praninë fizike të tij në sportelet e 
            bankës;
    Informacione të hollësishme mbi balancat e depozitave për klientët individë dhe kompani. 
            Këtu  përfshihen  llogaritë rrjedhëse, të kursimit dhe depozitat me afat;
    Moduli i Depozitave me afat  siguron nje pamje të agreguar dhe analitike të depozitave;
    Nxjerrje analitike e veprimeve në llogari duke përdorur kritere të ndryshme filtrimi  për llogaritë rrjedhëse
            ato të kursimit dhe të depozitave me afat;
    Kalulatori  i depozitave me afat i cili në bazë të parametrave të ndryshëm si kohëzgjatja apo llojet 
            e ndryshme të maturiteteve përllogarit interesin e përfituar në përfundim të maturitetit të zgjedhur; 
    Moduli  i pagesave siguron një administrim  të plotë të kompanive utilitare , përfituesve të ndryshëm 
            si dhe pagesave të preferuara;
    Suportohen  lloje të ndryshme pagesash , të cilat përfshijnë:
                Transferta fondesh në llogaritë tuaja në Alpha Bank ose në palë të treta në monedhë vendase ose të huaj;
                Transferta fondesh drejt bankave të tjera që operojnë në Shqipëri në monedhë vendase ose të huaj;
                Transferta fondesh ndërkombëtare në monedhë të huaj;
    Mundësia për të bërë pagesat e pagave , për përdoruesit kompani;
    Informacione të hollësishme të  kredive për përdoruesit individë dhe kompani;
    Informacion mbi kurset e këmbimit;
    Posta elektronike: Përdoruesi tani mund të dërgojë nëpërmjet postës elektronike  në Bankë për çdo kërkesë 
            ose ankesë. 
    Përdoruesi mund të kontrollojë për ofertat e reja të ofruara nga banka përmes buletineve informativë



    Anëtarësohu! 
    Na vizitoni sot në një nga degët Alpha Bank dhe aplikoni duke plotësoni formularin për e-Banking që të mund të përfitoni nga shërbimet e ofruara

    Si funksionon?
    Është shumë e thjeshtë dhe e sigurt; pas aplikimit në degë, ju do të merrni kredencialet me anë të SMS dhe e-mail në numrin e telefonit dhe adresën e-mail të deklaruar


    Shkarkoni aplikacionin për telefonin tuaj android ose tabletin tuaj në:




    Shkarkoni aplikacionin për iPhone ose iPad në:






    Printo

  • Ju lutemi lexoni KËTU Manualin e Përdorimit të e-Banking



    Printo
  • Më poshtë mund të gjeni disa këshilla dhe udhëzime për të kryer transaksione të sigurta 
    kur përdorni shërbimet E- Banking të Alpha Bank.

    Kodet e sigurisë së Alpha Web dhe Mobile Banking

    Zgjidhni kode sigurie të vështira dhe sigurohuni që ti ruani ato në vende të sigurta 
            ku nuk mund të zbulohen nga të tjerë;
    Siguria e kodeve tuaja personale është përgjegjësia juaj. Në rast se ju dyshoni se 
            ju janë vjedhur ju lutemi të informoni Bankën sa më shpejt;
    Mos ruani në të njëjtin vend kodin e përdoruesit dhe kodin e sigurisë pasi nëse zbulohen 
            nga palë të treta, ju i mundësoni atyre aksesin e plotë në llogaritë tuaja;
    Ne rekomandojmë që ju të ndryshoni shpesh kodet tuaja të sigurisë;
    Alpha Bank nuk do t’ju kërkojë kurrë në asnjë mënyrë kodet e sigurisë (psh. telefon ose 
            e-mail). Këto kode janë personale dhe ju nuk duhet tia bëni të ditur asnjë njeriu;
    Ekzistojnë e-mail-e dashakeqe të cilat synojnë të zbulojnë kodet tuaja personale. 
            Këto e-mail-e mund të duket sikur dërgohen nga Alpha Bank dhe drejtojnë marrësin drejt linq-eve 
            ku duhet të plotësojnë të dhëna personale (p.sh. kodin e përdoruesit, kodet e sigurisë etj);
    Ekzistojnë telefonata dashakeqe të cilat kryhen nga persona që pretendojnë të jenë staf i Alpha Bank 
            dhe ju kërkojnë të dhëna personale. Këto telefonata ju kërkojnë të zbuloni të dhëna personale si 
            numër llogarie, kod përdorues, numër karte identite, etj.

    Mbroni kompjuterin tuaj nga veprime dashakeqe

    Ekzistojnë palë të treta të cilat në padijeninë tuaj përpiqen të instalojnë në komjuterin tuaj , 
    programe dashakeqe (viruse, worms, trojans, spyware, etj), nëpërmjet internetit ose e-mail. 
    Në disa raste këto viruse mund të kapin të dhënat tuaja personale dhe kodet, të shkatërrojnë dokumenta dhe programe në kompjuterin tuaj. 

    Për t’u mbrojtur nga këto veprime dashakeqe Alpha Bank ju sugjeron:

    Mbroni kompjuterin tuaj me programe sigurie si firewall, antivirus ose antispyware;
    Përditësoni kompjuterin tuaj me versionet më të fundit të sigurisë të sistemit operativ ;
    Fshini dokumentat e përkohshëm të Internetit;
    Shmangni përdorimin e kompjuterave public ose të kompjuterave në palë të treta (p.sh hotele, miq, etj);
    Mos injoroni shenja të ‘’çuditshme’’ që kompjuteri juaj mund të shfaq, 
            pasi këto mund të shkaktohen nga viruse të instaluara;
    Mos iu përgjigjni kurrë e-maile-ve të cilat kërkojnë të dhëna për llogaritë tuaj ose 
            kode sigurie tuajat dhe mos ndiqni kurrë linq-e që ju kërkohen në këto e-mail-e;
    Sigurohuni që jut ë aksesoni shërbimet E-Banking vetëm nga kanalet zyrtare të Alpha Bank Albania;
    Gjithmonë siguroni kodet tuaja.


    Printo



  • Na kontaktoni për çdo informacion: 

    Numër telefoni: +355 4 22 78 736
    Email: ebanking.albania@alpha.gr


    Printo