KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 03.06.2020

CHF BLIHET 111.12 SHITET 119.12

EUR BLIHET 121.08 SHITET 127.08

GBP BLIHET 135.39 SHITET 143.39

USD BLIHET 107.77 SHITET 113.77

Apliko online për Alpha e-Banking




Jemi aty ku ti je dhe të mbështesim me aplikim online për shërbimin Alpha e-Banking.


Ndiq hapat e mëposhtëm për të krijuar një llogari Alpha e-Banking:
  • Shkarko formularin e aplikimit për kategorinë Individë  KËTU
  • Shkarko formularin e aplikimit për kategorinë Biznes KËTU
    • Ju duhet të siguroheni që të keni aplikacionin Adobe Acrobat Reader në telefonin tuaj. Pasi të hapni formularin duhet ta ruani atë në telefonin tuaj dhe më pas ta plotësoni. 
  • Pasi e plotësoni ruani ndryshimet dhe dërgojeni te e-mail: ebanking.albania@alpha.gr 
Kujdes:

Që aplikimi të jetë i suksesshëm ju duhet të keni të regjistruar në bankë numrin personal, numrin e telefonit dhe adresën e e-mail. 

  • Nëse të dhënat e plotësuara në formularin që do të dërgoni do të përputhen me të dhënat në sistemet tona, operatori do të proçedojë me krijimin e llogarisë suaj e-Banking. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi do t’ju dërgohen respektivisht me email dhe SMS. Pas krijimit të llogarisë suaj ju mund të vijoni menjëherë me përdorimin e shërbimit Alpha e-Banking.
  • Nëse të dhënat e plotësuara në e-mail-in që do të dërgoni nuk përputhen me të dhënat e regjistruara në sistemin tonë (p.sh. nëse adresa nga keni nisur email nuk përputhet me atë që ju keni regjistruar në bankë)atëherë operatori ynë nuk do të vazhdojë me tej me aplikimin dhe do t’ju nisë një e-mail informues për arsyen e refuzimit të kërkesës suaj për aplikimi online. Në këtë rast do të duhet që ju të paraqiteni në një nga degët tona për të përditësuar të dhënat tuaja dhe të proceduar me procesin e aplikimit. 

Ju mund të aksesoni shërbimin nga web-i KËTU ose duke shkarkuar aplikacionin Alpha e-Banking në:






Shënim:
Për të kryer transaksione nëpërmjet Alpha e-Banking, duhet të shkarkoni gjithashtu aplikacionin “Alpha Safe Access”.
Ky aplikacion shërben për gjenerimin e një kodi unik që autorizon në mënyrë të sigurt transaksionet e kryera nga llogaritë tuaja.


 Ju mund ta shkarkoni Alpha Safe Access në:

  
 



Shkarko KËTU udhëzuesin e përdorimit Alpha e-Banking
Shkarko KËTU udhëzuesin për të instaluar Alpha Safe Access 


Alpha e-Banking Help Desk:
e-mail: ebanking.albania@alpha.gr
Tel:      +355 42 278 736