KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 01.12.2020

CHF BLIHET 110.26 SHITET 118.26

EUR BLIHET 120.81 SHITET 126.81

GBP BLIHET 134.12 SHITET 142.12

USD BLIHET 100.51 SHITET 106.51

Burimet Njerëzore

Menaxhimi i burimeve njerëzore është i orientuar në zhvillimin e aftësive të punonjësve, mbështetjen në punë, drejt stileve demokratike të drejtimit duke synuar përfshirjen e personelit dhe rritjen e angazhimit drejt zhvillimit të qëndrueshëm institucional dhe performancës së suksesshme në treg. Burimet Njerëzore në Alpha Bank Albania sha luajnë rol lehtësues dhe mbështetës duke iu ardhur në ndihmë strukturave drejtuese për implementimin e strategjive të biznesit.

Banka vlerëson kontributin e çmueshëm të personelit të saj, përpjekjet e vazhdueshme dhe përkushtimin për rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të Bankës gjatë 18 viteve të pranisë së saj në treg. Ndaj, menaxhimi i burimeve njerëzore në Alpha Bank Albania sha përbën një qasje sistematike që synon:
• Tërheqjen, zhvillimin e vazhdueshëm dhe mbajtjen e personelit të përshtatshëm që t'i shërbejë

   më mirë objektivave organizative dhe objektivave të biznesit
• Sigurimin e mundësive të barabarta për trajnimin dhe zhvillimin e karrierës
• Motivimin, shpërblimin konkurrues dhe kënaqësinë e punonjësve në punë.