KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Trajnimi
Alpha Bank Albania sha i kushton një vëmendje të veçantë trajnimit dhe zhvillimit të personelit. Burimet njerëzore kane luajtur rol mbështetës ndaj punonjësve që punojnë me përkushtim, performancë të lartë dhe ambicie duke vendosur si prioritet promovimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Programet e trajnimit hartohen dhe zhvillohen çdo vit në linjë me nevojat dhe prioritetet e biznesit, nevojat individuale dhe ndryshimet e mjedisit rregullator. Ne përdorim një kombinim të trainimeve të ofruara nga kapacitetet brenda bankës dhe ofruesve të jashtëm të trajnimit për të mbështetur punonjësit tanë në zhvillimin e karrierës së tyre.

Alpha Bank Albania sha siguron kualifikimin e vazhdueshëm të punonjësve të saj me qëllim që të:
• Përmirësojë produktivitetin, efektivitetin dhe frytshmërinë e shërbimeve nga zhvillimi më i mirë i talenteve, aftësive dhe mundësive të punonjësve të Bankës.
• Ndihmojë punonjësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në mënyrë që të behën më të kualifikuar për të kryer detyrat në pozicionet e tyre ekzistuese dhe për te ecur drejt pozicioneve me më shume përgjegjësi.
• Siguroje formimin e drejtuesve dhe mbikëqyrësve të aftë për të organizuar dhe zhvilluar sisteme efektive drejtimi me qellim të vetëm, arritjen e objektivave afatshkurtër dhe afatgjatë të Bankës.
• Përshpejtojë zhvillimin e punonjësve me njohuri jo të mjaftueshme, aftësitë e të cilëve nuk përdoren plotësisht.

Trajnimi dhe zhvillimi i stafit të Alpha Bank Albania sha mundësohet përmes:
TrajnimiT prezantues - duke ndihmuar punonjësit e rinj të përshtaten
Mbështetjes - menaxherët orientojnë dhe mbështesin punonjësit e tyre
Asistencës teknike të vazhdueshme - punonjësit aktual ndihmojnë dhe vëzhgojnë punonjësit e rinj

Gjithashtu, Banka mbështet financiarisht:
• Programe për mësimin e gjuhëve të huaja për personelin
• Studime pasuniversitare në lidhje me natyrën e biznesit të bankës
• Programe të certifikuara në lidhje me teknologjinë e informacionit