KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 14.02.2020

CHF BLIHET 111.71 SHITET 117.71

EUR BLIHET 120.25 SHITET 123.85

GBP BLIHET 143.54 SHITET 149.54

USD BLIHET 110.74 SHITET 114.34

COSME



                                       



                                                                    

Alpha Bank Albania dhe Fondi Evropian i Investimit (EIF) kanë nënshkruar një marrëveshje prej 25 milionë Euro,
për financimin e NVM-ve shqiptare, si pjesë e Programit për garantimin e huave - COSME, të ofruar nga Bashkimi Evropian që krijon mundësi për financim për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Sipas kësaj marrëveshje, Alpha Bank Albania ofron hua për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që nuk plotësojnë kërkesat e bankës për kolateral nëpërmjet garancisë së COSME. 


Si të marrësh hua nëpërmjet garancisë COSME:

Nëse klienti biznes i plotëson të gjitha kushtet e Bankës për financim përveç mjaftueshmërisë së kolateralit, ai mund të aplikojë për mbulimtë kredisë nëpërmjet fondit të garancisë COSME.

Mbulimi:
Klienti duhet gjithsesi të paraqes kolateral të reduktuar



"Ky financim mundësohet nga mbështetja e Bashkimit Evropian nën Programin e Garancisë së Huasë të krijuar sipas Rregullores (BE) Nr. 1287/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për krijimin e një Programi për Konkurrencën e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME (2014-2020) ”

  • Llojet e financimit dhe kohëzgjatja e financimit nën Programin e Garancisë COSME janë:
    1. Kredi afatgjatë për investime - 12 muaj deri në 10 vjet
    2. Kapital punues:
            -  Kapital qarkullues - 12 muaj me mundësi rinovimi deri në 5 vjet 
            -  Linjë overdrafti - 12 muaj me mundësi rinovimi deri në 5 vjet 





    Printo


  • Shuma e financimit deri në 150.000 Euro. Shuma mund të jetë deri në 3.000.000 Euro nëse ndërmarrja nuk përmbush ndonjë nga kriteret e Programit InnovFin.
    Afati i maturimit të kredisë në 1.500.000 Euro deri në 10 vjet
    Afati i maturimit të kredisë në 3.000.000 Euro deri në 5 vjet


    Për ndërmarrjet që kryejnë transportin e mallrave rrugor, shuma maksimale është:
    Afati i maturimit të kredisë 750.000 Euro deri në 10 vjet
    Afati i maturimit të kredisë në 1.500.000 Euro deri në 5 vjet


    Kërkesat e kolateraleve
    Kolateral i skontuar do të kërkohet për secilin financim në kuadër të programit COSME
     
    Kohëzgjatja e garancisë
    Kohëzgjatja e garancisë së EIF është deri në 10 vjet

    Periudha e disponueshmërisë 
    Programi është në dispozicion nga 01/10/2019 deri më 30/09/2022.


     


    Printo
  •  

    1. Eshtë një Ndërmarrje e Vogël dhe e Mesme (NVM);      
    2. Nuk i nënshtrohet procedurave të falimentimit kolektiv dhe as i plotëson kriteret sipas ligjit
            të tij të brendshëm për t'u vendosur në procedurat e falimentimit kolektiv me kërkesë të kreditorëve të tij;     
    3. Nuk ka një përqendrim thelbësor në një ose më shumë sektorë të kufizuar (përcaktimi i të cilëve do të bëhet
            nga Banka sipas diskrecionit të saj, pa kufizime mbi rëndësinë proporcionale të këtij sektori në
            të ardhurat, qarkullimin ose bazën e klientit përfitues);   
    4. Nuk është me vonesë  në lidhje me ndonjë hua ose qira të dhënë qoftë nga Banka ose nga një institucion tjetër
            financiar në bazë të kontrolleve të bëra në përputhje me udhëzimet e brendshme të Bankës dhe politikat e saj të
            kredidhënies    
    5. Nuk është themeluar në një Juridiksion Jo-Bashkëpunues (JJB), përveç nëse në rast të zbatimit të JJB;     
    6. Eshtë themeluar dhe operon në një Vend Pjesëmarrës ose në një vend dhe territor të lidhur me Shtetin Anëtar, 
            nëse është e aplikueshme, në të cilin është krijuar Banka; dhe   
    7. Nuk po kryen veprimtari të paligjshme sipas legjislacionit Shqiptar ose vendit ku është themeluar
            përfituesi (përfshirë legjislacionin kombëtar, Bashkimin Evropian dhe ndërkombëtar, përfshirë Kartën e të Drejtave
            Themelore të Bashkimit Evropian dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet plotësuese të tij). 




    Detajet e kontaktit

    Fation Kambo                            
    Tf: +355  42 278 633
    Email: fkambo@alpha.gr 

       
                           

    Anila Noti                            
    Tf: +355 42 278 642
    Email: notia@alpha.gr 
            



    Printo