KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 26.02.2021

CHF BLIHET 108.50 SHITET 116.50

EUR BLIHET 120.70 SHITET 126.70

GBP BLIHET 137.90 SHITET 145.90

USD BLIHET 98.75 SHITET 104.75

Kartat
14/04/2020
Si mund të rris limitin e kartës?
Në rastin e një karte Krediti: Rritja e limitit të Kartës mund të bëhet duke aplikuar në Degën më të afërt të Bankës. Banka do të vlerësojë aplikimin tuaj dhe do t’ju informojë mbi vendimin përkatës.
Në rastin e një karte debiti: Rritja e limitit të Kartës mund të bëhet duke aplikuar në Degën më të afërt të Bankës. 
14/04/2020
A mund të përdor kartën time të debitit/kreditit pa kufizime për blerje në tregtarë të ndryshëm, në internet dhe tërheqje në ATM?

  • Nëse ju zotëroni një Kartë me logon Mastercard, ju mund të kryeni blerje në internet brenda dhe jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon Mastercard.
  • Nëse ju zotëroni një Kartë me logon American Express, ju mund të kryeni blerje në internet jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon American Express.
  • Nëse ju zotëroni një Kartë krediti me logon Visa në Lek dhe Euro ju mund të kryeni blerje në internet brenda dhe jashtë Shqipërisë, veprime në POS dhe tërheqje në ATM në të gjitha pikat që kanë logon Visa

14/04/2020
A mund të paguaj pa contact (contactless) me Kartën time Alpha?
Nëse karta juaj ka në pjesën e sipërme shenjën e ''contactless'' atëherë ju mund të realizoni pagesa pa kontakt (Contactless) me Kartën tuaj. Aktualisht Alpha Bank ofron me funksionalitetin Contactless kartat e mëposhtme:

  • Enter Mastercard Debit
  • Visa Credit në Euro
  • Visa Credit në Lek
  • American Express Debit
  • American Express Green
  • American Express Gold

Ju mund të kërkoni të pajiseni me një nga këto karta në rast se doni të përfitoni këtë funksionalitet.