KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 26.02.2021

CHF BLIHET 108.50 SHITET 116.50

EUR BLIHET 120.70 SHITET 126.70

GBP BLIHET 137.90 SHITET 145.90

USD BLIHET 98.75 SHITET 104.75

Kredi Konsumatore
28/04/2020
Dua të aplikoj për një kredi konsumatore. Sa është interesi?
Normat e interesit dhe komisionet mund t’i gjeni duke klikuar në linkun KËTU
28/04/2020
Cfarë duhet të bëj në rast pamundësie për të paguar kredinë?
Në rast se ju keni vështirësi për të paguar këstet e kredisë suaj ne ju sugjerojmë të vizitoni degën tuaj të Alpha Bank Albania dhe së bashku me stafin tonë të diskutoni për të gjetur zgjidhjen më të mirë. 
28/04/2020
Dua të aplikoj për një kredi konsumatore por nuk kam asnjë person që mund të jetë pjesë e kredisë si bashkë-aplikant apo garantor.
Alpha Bank ofron mundësi për kreditim të shpejtë, në shuma të vogla dhe pa nevojë për bashkëaplikant apo garantor:
a. Kreditim deri në 500,000 Lekë për afat maksimal 5 vjet me interes të ndryshueshëm
b. Kreditim deri në 3,000 EUR / 420,000 Lekë për afat maksimal deri në 5 vjet me interes fiks 

28/04/2020
Cila është shuma maksimale që mund të aplikoj për një kredi Konsumatore?
  • Ju mund të kreditoheni deri në 500, 000 Lekë pa garantor. 
  • Nëse keni garantor, ju mund të kreditoheni deri në 2,000,000 Lekë nëse jeni pagamarrës në Alpha Bank Albania dhe deri në 1,500,000 Lekë nëse jeni pagamarrës në një bankë tjetër.
  • Nëse dëshironi një shumë më të madhe, ju mund të kreditoheni deri në 40,000 EUR ose 5,200,000 ALL me kolateral.

01/01/1900
Cili është afati maksimal për të cilin mund të aplikoj për një kredi konsumatore?
Ju mund të aplikoni deri në 7 vjet për kredi konsumatore të pasiguruar dhe deri në 15 vjet për kredi konsumatore të siguruar me kolateral një pasuri të paluajtshme.
28/04/2020
A mund të mbyll kredinë para afatit?
Po në çdo moment që dëshironi. Nëse interesi I kredisë është i ndryshueshëm, ju nuk do të paguani komision. Nëse interesi është fiks, paguhet 1% e balancës së mbetur nëse kredia shlyhet 1 vit para maturimit te saj dhe 0.5% të balancës së mbetur nëse shlyhet vitin e fundit të maturimit.