KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 25.09.2020

CHF BLIHET 110.51 SHITET 118.51

EUR BLIHET 120.77 SHITET 126.77

GBP BLIHET 131.26 SHITET 139.26

USD BLIHET 103.22 SHITET 109.22

Ndërmjetësimi në Sigurime

Alpha Bank Albania sh.a është liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me vendim nr. 210, datë 27.12.2016 për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime për klientët, për klasat e jetës dhe jo-jetës.
  • Banka në rolin e ndërmjetësit në Sigurime kryen negocimin me shoqëritë e sigurimit të përzgjedhura, në emër dhe për llogari të Klientit, për t’i mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij.
  • Alpha Bank i kushton rëndësi të veçantë ofrimit të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë për klientët e saj, duke u siguruar që kërkesat e tyre të plotësohen në kohë.
  • Çdo kërkesë/pyetje mund te paraqitet ne forme elektronike (e-mail) ose me shkrim ne Njesise e ndermjetesimit per produktet e Sigurimit ne Banke.
Përse ndërmjetësimi në produktet e sigurimit?

Shërbimi që ofron ndërmjetësi në Sigurime është i rëndësishëm për Klientët që janë të interesuar për prerjen e një police sigurimi pasi shërben si konsulent për përzgjedhjen e produktit të sigurimit më të përshatshëm për nevojat dhe kërkesat e tij. Ndërmjetësi në sigurime informohet për kërkesat e klientit dhe negocion me shoqëritë e sigurimit për kushtet e sigurimit dhe primin më të mire për policën e sigurimit.

Alpha Bank Albania në rolin e ndërmjetësit në sigurime
  • Alpha Bank Albania gjatë kryerjes së veprimtarisë së ndërmjetësit në sigurime vepron si përfaqësuesi për Klientët në negociatat që zhvillon me Shoqëritë e sigurimit dhe ka si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave të klientëve duke gjetur produktin më të mirë të sigurimit dhe kontrollon përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit.
  • Informon me shkrim klientin mbi karakteristikat e produkteve të sigurimit dhe komisionet mbi mbulimin e kërkuar.
  • Informon shoqërinë e sigurimit për ofertën e kërkuar nga Klienti, për nënshkrimin e një kontrate sigurimi.
  • Ndërmjetesi kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara nënshkrimit dhe e paraqet tek Klienti.
  • Banka në rolin e ndërmjetësit në sigurime asiston të Siguruarin gjatë kohëzgjatjes së policës për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të kontratës.
  • Banka asiston klientin për ndjekjen e kërkesave për dëmshpërblim, për kontratat e ndërmjetësuara nga Brokeri.
Informimi mbi produktet e sigurimit

Çdo klient i Bankës mund të kontaktojë Njësinë e Ndërmjetësimit për Produktet e Sigurimit për informacion më të detajuar rreth produkteve të sigurimit duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme:
  • Nëpërmjet telefonit: numrat e telefonit +355 4 22 78 502/531/532 nga ora 08:00 deri në 16:30;
  • Nëpërmjet sms-ve dhe aplikacionit WhatsApp në numrin e celularit + 355 69 70 20 400;
  • Nëpërmjet e-mail-it, duke klikuar në link-un: DepositsInvestmentProducts.Albania@alpha.gr Nëpërmjet Postës: Letrat i drejtohen Bankës nëpërmjet Postës në adresën e mëposhtme:
  • Njësia e Ndërmjetësimit për Produktet e Sigurimit, Biznesi Bankar me Pakicë, Alpha Bank Albania, Rruga e Kavajës, G-KAM Business Centre, Tiranë, Shqipëri
  • Mesazh në faqen zyrtare të internetit të Bankës duke klikuar http://www.alphabank.al/al/contact/

PRODUKTET E SIGURIMIT                                                                                                                                          

Sigurimi i Pronës

Sigurimi i Jetës për Kreditë Konsumatore të Pasiguruara

Sigurimi i Jetës për Kreditë Hipotekare