KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 01.12.2020

CHF BLIHET 110.26 SHITET 118.26

EUR BLIHET 120.81 SHITET 126.81

GBP BLIHET 134.12 SHITET 142.12

USD BLIHET 100.51 SHITET 106.51

Pagesë Automatike Faturash

Alpha Bank Albania ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe ofron mundësinë e shlyerjes së detyrimeve mujore në mënyrë automatike nëpërmjet shërbimit të pagesës atuomatike të faturave . Banka ka marrëveshje me OSHEE, UKT, ALBtelecom, Vodafone dhe ONE.


Çfarë është shërbimi i pagesës automatike të faturave?

Pagesa automatike e faturave është shërbim i cili ju mundëson të kryeni pagesa të rregullta, në mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe të shpejtë të faturave mujore të:
  • ujit 
  • energjisë elektrike
  • telefonisë 
  • internet dhe shërbime të tjera të cilat paguhet direkt nga llogaria juaj rrjedhëse në bankë. 
Si aktivizohet?
  • Shërbimi aktivizohet me nënshkrimin e autorizimit dhe përfundon me nënshkrimin e revokimin të autorizimit, me shkrim nga ana e klientit.
  • Urdhri është i vlefshëm deri në revokimin (anulimin) në formë të shkruar ose kur ndërpritet marrëdhënia midis Bankës dhe Operatorit.
  • Pagesat kryhen një herë në muaj në datat e përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara midis Bankës dhe Operatorëve.
  • Debitimi automatik i llogarisë do të fillojë nga muaji pasardhës i datës së nënshkrimit të Autorizimit.
  • Datat kur kryhen debitimet në favor të Operatorëve:
    • UKT, OSHEE, ALBtelecom– 17 dhe 25 të çdo muaji
    • Vodafone – 6 dhe 16 të çdo muaji
    • ONE – 5 dhe 19 të çdo muaji
  • Klienti mund të urdhërojë më shumë se një pagesë automatike nga e njëjta llogari.
  • Komisioni për shërbimin është në përputhje me kushtet e punës të shpallura në ambientet e Bankës dhe KËTU

Çfarë përfitohet?
  • Kurseni kohën tuaj dhe mënjanoni pritjet nëpër sportele
  • Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa dhe ju ndihmon të administroni financat tuaja
  • Faturat do të paguhen automatikisht dhe nuk do të anashkalohen afatet e pagesave.

 Apliko online
KËTU