KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 04.12.2020

CHF BLIHET 110.37 SHITET 118.37

EUR BLIHET 120.84 SHITET 126.84

GBP BLIHET 133.00 SHITET 141.00

USD BLIHET 98.89 SHITET 104.89

Pagesë Automatike e Faturave Utilitare



                      Si pjesë e Vodafone ti përfiton Falas 3 muaj
                     shërbimin e Pagesës Automatike të Faturave.            
                    Futu në Vodafone More dhe merr kuponin tënd!                         

                 

                    Aktivizo KËTU online shërbimin e Pagesës Automatike të Faturave


Çfarë është shërbimi i pagesës automatike të faturave?

Pagesa automatike e faturave është shërbim i cili ju mundëson të kryeni
pagesa të rregullta, në mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe të shpejtë të faturave
mujore të:
  • ujit 
  • energjisë elektrike
  • telefonisë 
  • internet dhe shërbime të tjera të cilat paguhet direkt nga llogaria juaj rrjedhëse                                                  në bankë. 
Si aktivizohet?
  • Shërbimi aktivizohet me nënshkrimin e autorizimit dhe përfundon me nënshkrimin                                              e revokimin të autorizimit, me shkrim nga ana e klientit.
  • Urdhri është i vlefshëm deri në revokimin (anulimin) në formë të shkruar ose kur                                 ndërpritet  marrëdhënia midis Bankës dhe Operatorit.
  • Pagesat kryhen një herë në muaj në datat e përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara                               midis Bankës dhe Operatorëve.
  • Debitimi automatik i llogarisë do të fillojë nga muaji pasardhës i datës së nënshkrimit të Autorizimit.
  • Datat kur kryhen debitimet në favor të Operatorëve:
    • UKT, OSHEE, ALBtelecom– 17 dhe 25 të çdo muaji
    • Vodafone – 6 dhe 16 të çdo muaji
    • ONE – 5 dhe 19 të çdo muaji
  • Klienti mund të urdhërojë më shumë se një pagesë automatike nga e njëjta llogari.
  • Komisioni për shërbimin është në përputhje me kushtet e punës të shpallura në ambientet                                e Bankës dhe KËTU

Çfarë përfitohet?

  • Kurseni kohën tuaj dhe mënjanoni pritjet nëpër sportele
  • Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa dhe ju ndihmon të administroni financat tuaja
  • Faturat do të paguhen automatikisht dhe nuk do të anashkalohen afatet e pagesave.