KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Alpha Paga



Paketa “Alpha Paga” ofrohet ekskluzivisht për klientët që marrin pagën mujore nëpërmjet Alpha Bank Albania. Përfitoni nga avantazhet e pakrahasuara të kësaj pakete, e cila ju jep mundësinë të plotësoni çdo nevojë tuajën nëpërmjet gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve.


  • Llogaria “Alpha Paga” përdoret kalimin e pagës mujore nga institucioni shtetëror ose kompani private, për të kryer veprime bankare dhe përdoret si llogari burimore për produkte të përzgjedhura nga klienti si kartë debitit, kartë krediti, depozitë me afat, kredi për shtëpi dhe kredi konsumatore, etj.

    - Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk kërkohet
    - Monedha: LEK, EUR, USD,
    - Norma e Interesit: 0.01% për të gjitha monedhat
    - Interesi: kreditohet çdo muaj në llogari sipas balancës ditore
    - Komision hapje dhe mirëmbajtje llogarie: Pa komision
    - Komision mbyllje llogarie: 5 Euro (ose ekuivalenti sipas monedhës)
    - Kartë Debiti: pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania:
       o VISA enter, pa komision mirëmbajtje dhe lëshimi;
       o Enter American Express, falas për vitin e parë
    - Debitim Direkt të llogarisë për pagimin e faturave utilitare sipas kushteve të shpallura në ambientet e Bankës:
    - Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër Pagesave Periodike
    - Overdraft personal në varësi të aftësive paguese;
    - Transfertat në nisje dhe në mbërritje:
          o Transfertat në nisje: 20% zbritje mbi kushtet e punës për pagamarrësit dhe pagadhënësit
          o Transfertat në mbërritje: Nuk ka komision për kreditimin e llogarisë së klientit.

    Printo
  • Shërbimi Web Banking pa komision mundëson:

    o Përmbledhjen e të gjitha llogarive të klientit;
    o Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
    o Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat.
    o Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat 
    o Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
    o Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (Telekom Albania, Vodafone);
    o Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
    o Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);

    Printo
  • Kreditë:

    o Kredi Konsumatore: - 1,00% (100 pikë) ulje mbi marzhin e ofruar për klientët standart.
    o Kredi për Shtëpi:  0,15% (15 pikë) ulje mbi marzhin e ofruar për klientët standart dhe 30%
       zbritje mbi komisionin e disbursimit.
    o Transferimi i Balancës së Kredisë nga Bankat e tjera - Nuk ka komision disbursimi mbi shumën
       e kredisë


    Në rast se produktet e kredive kanë parapërcaktuar në mënyrë specifike normat e interesit dhe komisionet të aplikueshme për segmentin e klientëve pagamarrës, zbritjet e mësipërme nuk aplikohen.
    Printo