KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 20.04.2018

CHF BLIHET 104.96 SHITET 110.96

EUR BLIHET 127.49 SHITET 131.09

GBP BLIHET 144.76 SHITET 150.76

USD BLIHET 103.32 SHITET 106.92

Depozita Ime


Depozita me afat “Alpha Depozita Ime” është një depozitë me afat me normë fikse interesi e cila ofron fleksibilitetin e investimit të fondeve me normë interesi të favorshme dhe mundësi të përzgjedhjes së kohëzgjatjes sipas numrit të ditëve, në varësi të nevojave të klientit duke maksimizuar përfitimet nga ky investim.
- Avantazhet kryesore të produktit:
      o Afati përcaktohet nga klienti
      o Norma interesi të favorshme
      o Mundësi tërheqje të fondeve përpara afatit të maturimit
- Monedha: LEK, EUR, USD
- Kohëzgjatja: 30 ditë - 365 ditë
- Shuma minimale për hapjen e depozitës: 3,000 EUR, 300,000 LEK, 3,000 USD
- Interesi i aplikueshem sipas buletinit në fuqi të shpallura në ambjentet e bankës, të cilin mund ta gjeni KËTU
- Nuk ka komisione për hapjen dhe administrimin e depozitës
- Normë interesi fikse përgjatë gjithë kohëzgjatjes së depozitës.
- Jo rinovim automatik i depozitës.
- Depozita mund të mbyllet përpara afatit të maturimit me kërkesë të klientit duke aplikuar penalitetin përkatës
- Dokumentacioni i kërkuar:
     o Shtetas shqiptar - Kartë identiteti ose Pasaportë
     o Shtetas të huaj – Pasaportë


Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.


Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al