KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Depozita me Afat me Interes të Parapaguar


Depozita me afat me interes të parapaguar është një depozitë me afat me normë interesi fikse ku interesi i depozitës paguhet në fillim të investimit në llogarinë rrjedhese ose burimore të klientit.
- Shuma minimale për hapjen e depozitës: 3,000 EUR/USD dhe ekuivalenti në monedhën 420,000 LEK
- Monedha: LEK, EUR, USD
- Kohëzgjatja: 1 Muaj, 3 Muaj, 6 Muaj, 12 Muaj.
- Interesi i aplikueshëm sipas buletinit në fuqi të shpallura në ambjentet e bankës, të cilin mund ta gjeni KËTU
- Normat e interesit do të jenë fikse sipas bandave të shumave.
- Nuk ka komisione për hapjen dhe administrimin e depozitës
- Jo rinovim automatik i depozitës
- Mbyllja e parakohshme e depozitës nuk është e lejuar
- Në rast se depozita mbyllet përpara afatit të maturimit, penaliteti është i barabartë me shumën totale të interesit
- Normat e interesit për shumat më të mëdha se 10,000,000 LEK dhe 100,000 EUR/USD/GBP janë të negociueshme.
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Shtetas shqiptar - Kartë identiteti ose Pasaportë
- Shtetas të huaj - Pasaportë

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”. Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson të gjitha llojet e produkteve bankare depozituese në lekë dhe në monedhë të huaj, të individëve rezidentë apo jo rezidentë në Shqipëri deri në masën 2.500.000 lekë.


Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al