KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Alpha Ëndrra Fëminore

E ardhmen e sigurt për fëmijën tuaj!

Llogaria e Kursimit për fëmijë Alpha Ëndrra Fëminore ju ndihmon të krijoni një të ardhme sa më të sigurte financiare për fëmijët tuaj. Kjo llogari kursimi vjen me interesa të larta dhe bën të mundur garantimin e nevojave në të ardhmen, për prindërit që duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

-Nuk ka kufizime për shumën që mund të investohet.
-Mund të përdoren për çfarë do lloj qëllimi të zgjedhur nga përfituesi.
-Llogaria maturohet kur fëmija mbush 18 vjeç dhe balanca e llogarisë mund të tërhiqet ose transferohet në  
  një llogari tjetër.
-Monedha: LEK, EUR, USD
-Nuk ka komision hapje dhe mirëmbajtje llogarie
-Hapja e llogarisë behet nga momenti i lëshimit të çertifikatës së lindjes deri në moshën 14 vjeç
-Fondet depozitohen në llogari dhe fëmija mund ti tërheqë pasi ka mbushur 18 vjeç
-Interesi llogaritet në bazë ditore mbi balancën ditore të llogarisë gjatë vitit dhe kreditohet në llogari çdo    
  vit. 
-Shuma maksimale vjetore që mund të depozitohet 50.000 EUR ose ekuivalenti
-Kur fëmija do arrijë moshën 18-vjeçare fondet do të bëhen automatikisht pronë e fëmijës
-Nuk ka të drejtë tërheqjeje të fondeve brenda 5 viteve të para
-Komisioni i tërheqjes është 1% e shumës së tërhequr, minimum 5 EUR dhe maksimumi 50 EUR
-Komision mbyllje llogarie 5 EUR, në rast se llogaria mbyllet brenda 5 viteve të para
-Mundësi ndryshimi të monedhës së llogarisë, çdo 2 vite •Librezë Kursimi
-Urdhër për pagesa periodike nga llogaria e prindërve/kujdestarëve ligjore


-Dokumentacioni i kërkuar
    o Dokument identifikimi i vlefshëm për prindërit, kujdestarin ligjor si pasaportë,
       kartë identiteti, çertifikatë lindjeje me foto (e lëshuar brenda 3 muajve të fundit)
    o Dokument identifikimi i vlefshëm i fëmijës si pasaporta, çertifikatë lindjeje me foto,
       dhe çertifikatë familjare(e prindërve/kujdestarëve ligjore)
    o Çertifikatë martese, çertifikatë familjare ose në rast divorci vendimi i trupit gjykues

Shënim. Llogaria hapet në emër të Prindit/Kujdestarit Ligjor në mirëbesim të fëmijës (përfituesit). Prindi/Kujdestari Ligjor menaxhon investimet në llogari dhe vepron në emër të përfituesit deri sa përfituesi arrin moshën madhore. Prindi/Kujdestari mund të mos jenë i njëjti person me kontribuesin. Pasuria i përket në mirëbesim fëmijës dhe mbahet deri në momentin që fëmija mbush moshën madhore.

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”. Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson të gjitha llojet e produkteve bankare depozituese në lekë dhe në monedhë të huaj, të individëve rezidentë apo jo rezidentë në Shqipëri deri në masën 2.500.000 lekë.


Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al