KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 23.10.2018

CHF BLIHET 106.39 SHITET 112.39

EUR BLIHET 123.03 SHITET 126.63

GBP BLIHET 138.28 SHITET 144.28

USD BLIHET 106.96 SHITET 110.56

Alpha Plan Investimi

Kursimet tuaja rriten pak nga pak çdo muaj

Llogaria “Alpha Plan Investimi” është një llogari kursimi për klientët që janë të interesuar të kursejnë të ardhurat e tyre nëpërmjet urdhër pagesave periodike (fix standing orders) nga llogaritë rrjedhëse. Një mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë kursimi pa pasur nevojë të depozitoni vetë shumën çdo muaj. Urdhës Pagesa Periodike e bën më të thjeshtë kursimin sepse mbajtësi i llogarisë përcakton shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit. Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.

- Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk ka shumë dhe balancë minimale
- Monedha: LEK, EUR, USD
- Interesi: kreditohet çdo tre muaj në llogarinë e planit të kursimit, mbi bazë tremujore sipas balancës ditore.
- Komisioni mirëmbajtjes: 50 Lekë / 0.5 EUR/USD
- Komision mbyllje llogarie: Nuk ka komision për mbylljen e llogarisë
- Libreze Kursimi: Klienti mund te pajiset me libreze kursimi per te rregjistruar depozitimet dhe terheqjet.
   Komision leshimi 2 Euro.
- Kartë Debiti: nuk përdoret për transaksione të tjera, përveç depozitimeve dhe tërheqjeve në sportelet e    
  Bankës:
- Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër Pagesave    
   Periodike.
- Shërbimi Web Banking pa komision i cili mundëson:

          o Përmbledhjen të të gjitha llogarive të klientit;
          o Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
          o Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
          o Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
          o Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);


Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.


Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al  

Ju lutemi shkarkoni KËTU buletinin e normave të interesit