KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Alpha Smart


MAKSIMIZONI ME ZGJUARSI PERFITIMET TUAJA!


Zgjuarsi është të keni një llogari kursimi me shumë avantazhe, e cila shton në maksimum përfitimet tuaja. Alpha SMART është një llogari e zgjuar e cila kombinon normë interesi të lartë dhe mundësi për t’i përdorur paratë tuaja në çdo moment.

Hapni tani një llogari kursimi Alpha SMART dhe maksimizoni me zgjuarsi përfitimet tuaja. 


KARAKERISTIKAT E LLOGARISË

Ky produkt ofron interes më të lartë se llogaria rrjedhëse dhe fleksibilitet më të lartë se depozita me afat. Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.


- Shuma minimale për hapjen e llogarisë: 50 EUR, 50 USD, 50 GBP, 50 CHF or 5,000 LEK
- Balanca minimale për hapjen e llogarisë: 10 EUR, 10 USD, 1,000 LEK, 10 GBP, 10 CHF
- Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF
- Interesi: kreditohet çdo muaj në llogari e kursimit, mbi bazë mujore sipas balancës ditore gjatë
   muajit. 
- Komisioni mirëmbajtjes: Nuk ka komision mirëmbajtjeje
- Komision mbyllje llogarie: 10 EUR, 10 USD, 1,000 LEK, 10 GBP, 10 CHF
- Librezë Kursimi: Klienti mund të pajiset me librezë kursimi për të rregjistruar depozitimet dhe  tërheqjet.      
  Komision lëshimi 2 Euro.
- Kartë Debiti: nuk përdoret për transaksione të tjera, përveç depozitimeve dhe tërheqjeve në sportelet e
  Bankës:
- Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër
   Pagesave Periodike
- Shërbimi Web Banking pa komision i cili mundëson:

         o Përmbledhjen të të gjitha llogarive të klientit;
         o Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
         o Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
         o Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
         o Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”. Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson të gjitha llojet e produkteve bankare depozituese në lekë dhe në monedhë të huaj, të individëve rezidentë apo jo rezidentë në Shqipëri deri në masën 2.500.000 lekë. 


Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al