KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Alpha Burimore


“Alpha Llogari Burimore” është një llogari kursimi me karakteristikat e llogarisë rrjedhëse për të gjithë klientët individë që janë të interesuar të kryejnë të gjitha llojet e transaksioneve bankare, transferta, depozitime dhe tërheqje kesh dhe të kenë mundësinë ta përdorin llogarinë rrjedhëse si llogari burimore për produktet e tjera Bankare.

KARAKERISTIKAT E LLOGARISË

Llogaria “Alpha Llogari Burimore”
përdoret për të kryer veprime bankare dhe përdoret si llogari burimore për produkte të përzgjedhura nga klienti si kartë debitit, kartë krediti, depozitë me afat, kredi për shtëpi dhe kredi konsumatore, etj.
- Shuma minimale për hapjen e llogarisë: 100 Euro (ekuivalenti sipas monedhës)
- Balanca minimale për hapjen e llogarisë: 10 Euro (ekuivalenti sipas monedhës)
- Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF
- Komisioni mirëmbajtjes: 50 Lek në bazë mujore (ekuivalenti sipas monedhës) dhe debitohet çdo

  3-muaj 150 Lek (ekuivalenti sipas monedhës)
- Komision mbyllje llogarie: 10 EUR, 10 USD, 1,000 LEK, 10 GBP, 10 CHF
- Kartë Debiti: pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania:
          o VISA enter, pa komision mirëmbajtje dhe lëshimi;
          o Enter American Express, sipas kushteve të shpallura në ambjentet e Bankës;
- Debitim Direkt të llogarisë për pagimin e faturave utilitare sipas kushteve të shpallura në ambjentet

  e Bankës:
- Transferim të fondeve në mënyrë periodik edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër

  Pagesave Periodike
- Shërbimi Web Banking pa komision i cili mundëson:
          o Përmbledhjen të të gjitha llogarive të klientit;
          o Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
          o Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat.
          o Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat (komisionet e

             aplikueshme jane sipas kushteve të shpallura në ambjentet e Bankës);
          o Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
          o Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (Telekom Albania,

            Vodafone);
          o Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
          o Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);



Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”. Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson të gjitha llojet e produkteve bankare depozituese në lekë dhe në monedhë të huaj, të individëve rezidentë apo jo rezidentë në Shqipëri deri në masën 2.500.000 lekë.



Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al