KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Enter American Express


Karta Enter American Express nga Alpha Bank Albania është një Kartë Debiti e lidhur me llogarinë tuaj e cila shërben si mjet pagese për të kryer blerje në terminale POS-e (dyqane), tërheqje cash në Bankomat (brenda dhe jashtë vendit) si edhe për blerje online kudo ku është logo e American Express.


Arsyet pse ju duhet të keni një Kartë Enter American Express:


Ti përfiton më shumë: Karta Enter American Express është pjesë e programit të shpërblimit Alpha Bank Bonus ku ju keni mundësinë të përfitoni rimbursim në tregtarët partnerë në këtë program. Për më shumë informacion lutemi klikoni këtu.
Është më e thjeshtë: Ju nuk keni nevojë të keni shumë lekë me vete, ju thjeshtë përdorni kartën tuaj Enter American Express në çdo blerje tuajën.
Është më e sigurtë: Teknologjia Chip & PIN ju mbron nga përdorimi i paautorizuar nga persona të tretë.

Monedha e lëshimit
Leku Shqiptar

Karakteristika
Periudha e lëshimit të kartës: 1 javë nga data e kërkesës;
PIN-i i jepet klientit në momentin e aplikimit.

Limite për tërheqje cash

Limit standart 30,000 Lekë brenda vendit;
Limit 13,000 Lekë për tërheqje jashtë vendit;
Limit për të gjitha transaksionet 100,000 ALL;
Limiti mund të ndryshohet me kërkesë klienti.

Komisione dhe Detyrime
Komisioni vjetor: 1500 Lekë;
Komisioni për rilëshimin e kartës: 200 Lek;
Komision për rilëshim PIN: 100 Lek;
Nuk ka komision për blerjet dhe tërheqjet në terminalet e Alpha Bank Shqipëri;
Komision për tërheqje në terminalet ATM jashtë vendit: 2.5% me minimum 350 Lekë;
Komision për verifikim bilanci në terminalet e huaja: 100 Lekë;