- Rreth Alpha Bank Albania
- Rreth Alpha Bank Group
- Individë
- Biznese
- COSME
- Korporata
- Burimet Njerëzore
- Treguesit Financiarë
- Pagesë Automatike Faturash
- Ndërmjetësimi në Sigurime
- Alpha e-Banking
- Shërbimi Alpha SMS
- Vodafone More

-
Me kusht që udhëtimi apo shpenzimet e kryera gjatë udhëtimit të jenë paguar tërësisht ose pjesërisht me kartën American Express Gold të zotëruar nga i Siguruari, SIGAL ofron mbulimet si me poshte:
Printo
Aksident në udhëtim deri në € 40.000
Udhëtim/fluturim i vonuar – deri në € 125
Bagazhe të vonuara /humbura deri në € 375
Bagazhe të vonuara
Siguruesi do të rimbursojë mbajtësin e kartës deri në shumën maksimale të përfitimit në rast vonese apo humbje të bagazheve. Pagesa e Siguruesit kufizohet në shpenzimet e kryera për blerjen emergjente të sendeve të domosdoshme që i nevojiten mbajtësit të kartës ndërsa është në udhëtim jashtë territorit të Shqipërisë. Në rast të vonesës apo humbjes së bagazheve, shoqëria transportuese duhet të konfirmojë vonesën apo humbjen ndërsa i siguruari duhet të vendosë në dispozicion të Siguruesit dokumentin që vërteton deklarimin e vonesës/humbjes pranë zyrës së reklamimit të bagazheve si edhe dokumentin me orën përkatëse të dorëzimit të bagazhit të vonuar.
Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit deri në €375 nëse vonesa është më shumë se 48 orë apo bagazhi humbet dhe deri në €125 nëse vonesa është 6 - 48 orë
Udhëtim / Fluturim i vonuar
Nëse nisja e një transporti të planifikuar në të cilin është prenotuar udhëtimi vonohet për të paktën 6 orë për shkak të shkaqeve të paparashikueshme jashtë kontrollit të të Siguruarit, Siguruesi do të rimbursojë shpenzimet e të Siguruarit për ushqim dhe akomodim deri në €125. Vonesa duhet të konfirmohet nga shoqëria e transportit. Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit:
• Deri në €50 nëse vonesa është 6-14 orë
• Deri në €75 nëse vonesa është 14-24 orë
• Deri në €125 nëse vonesa është mbi 24 orë
Për më tepër ju përfitoni:
Akomodim në VIP Lounge në Aeroportin Ndërkombëtar “NënëTereza” ku përfshihen:
• Shërbim çaji, kafeje, pijesh alkoolike dhe analkoolike dhe gjithashtu një gamë produktesh pastiçerie
• Mundësinë e informimit me lajmet më të fundit nëpërmjet gazetave dhe revistave elektronike
• Televizor
• Internet Wireless falas
• Një pikë informacioni e dedikuar
• Monitorim i fluturimeve -
Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
• Blerjet 16% ( aplikohet nga data e faturimit)
• Cash: 19% (aplikohet nga data e tërheqjes)
Detyrime të papaguara në afat: +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)
Printo -
Komisioni vjetor
Karta kryesore: 5,500 Lek
Karta shtesë: 3,500 LeK
Komisionet për terheqje Cash-i
• Në rrjetin e ATM-ve të Alpha Bank Albania: 1% për transaksion me minimum 200 Lek
• Në ATM-të e tjera brenda Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
• Në ATM-të jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
Printo -
• Forma e aplikimit
• Letërnjoftim, pashaportë, certificatë lindjeje për kartëmbajtësin e kartës kryesore ose të kartës shtesë
• Faturë utilitare për të verifikuar adresën
• Në rastin kur klienti nuk ka llogari page në ABA kërkohet vërtetim për tre pagat e fundit dhe vitet e punësimit në kompaninë që punon aktualisht.
• Minimumi i të ardhurave mujore: 25,000 ALL
Printo -
Periudha kohore e faturimit
Data 26 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës
Kufiri për terheqje Cash
Çdo 24 orë kufiri maksimal i tërheqjes eshte 25% e limitit të kartës, ndërsa kufiri maksimal mujor eshte 50% e limitit të kartës
Pagesa
Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +5% mbi detyrimin e mbetur.
Printo