KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Alpha Bank American Express Green
  • Me kusht që udhëtimi apo shpenzimet e kryera gjatë udhëtimit të jenë paguar tërësisht ose pjesërisht me kartën American Express Green të zotëruar nga i Siguruari, SIGAL ofron mbulimet si më poshtë:

    Aksident në udhëtim deri në € 30.000
    Udhëtim / Fluturim i vonuar deri në € 125
    Bagazhe të vonuara deri në € 250

    Bagazhe të vonuara
    Siguruesi do të rimbursojë mbajtësin e kartës deri në shumën maksimale të përfitimit në rast vonëse të bagazheve. Pagesa e Siguruesit kufizohet në shpenzimet e kryera për blerjen emergjente të sendeve të domosdoshme që i nevojiten mbajtësit të kartës ndërsa është në udhëtim jashte territorit te Shqipërisë. Në rast të vonesës së bagazheve, shoqëria transportuese duhet të konfirmojë vonesën ndërsa i siguruari duhet të vendosë në dispozicion të siguruesit dokumentin e deklarimit të vonesës pranë zyrës së reklamimit të bagazheve si edhe dokumentin me orën përkatëse të dorëzimit të bagazhit të vonuar.

    Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit deri në €250 nëse vonesa është më shumë se 48 ore orë dhe deri ne €125, nëse vonesa është 6 - 48 orë.

    Udhëtim / Fluturim i vonuar
    Nëse nisja e një transporti të planifikuar në të cilin është prenotuar udhëtimi vonohet për të paktën 6 orë për shkak të shkaqeve të paparashikueshme jashtë kontrollit të të Siguruarit, Siguruesi do të rimbursojë shpenzimet e të Siguruarit për ushqim dhe akomodim deri në €125. Vonesa duhet të konfirmohet nga shoqëria e transportit. Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit:
    • Deri në €25 nëse vonesa është 6-14 orë
    • Deri në €50 nëse vonesa është 14-24 orë
    • Deri në €125 nëse vonesa është mbi 24 orë

    Printo

  • Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
    • Blerjet 18% ( aplikohet nga data e faturimit)
    • Cash: 20% (aplikohet nga data e tërheqjes)
    Detyrime të papaguara në afat: +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)

    Printo
  • Komisioni vjetor
    Karta kryesore: 3,500 Lek
    Karta shtesë: 2,000 LeK

    Komisionet për terheqje Cash-i
    Në rrjetin e ATM-ve të Alpha Bank Albania: 1% për transaksion me minimum 200 Lek
    Në ATM-të e tjera brenda Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
    Në ATM-të jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek

    Printo
  • • Forma e aplikimit
    • Letërnjoftim, pashaportë, certificatë lindjeje për kartëmbajtësin e kartës kryesore ose të kartës shtesë
    • Në rastin kur klienti nuk ka llogari page në Alpha Bank Albania kërkohet vërtetim për tre pagat e fundit dhe vitet e punësimit në kompaninë që punon aktualisht.
    • Faturë utilitare për të verifikuar adresën
    • Minimumi i të ardhurave mujore:13,000 ALL

    Printo
  • Periudha kohore e faturimit
    Data 26 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës

    Kufiri për terheqje Cash
    Çdo 24 orë kufiri maksimal i tërheqjes është 25% e limitit të kartës, ndërsa kufiri maksimal mujor është 50% e limitit të kartës

    Pagesa
    Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +5% mbi detyrimin e mbetur
    Printo