Alt Text

BURIMET NJEREZORE

Banka vlerëson kontributin e çmueshëm të personelit të saj, përpjekjet e vazhdueshme  dhe përkushtimin për rritjen dhe progresin e vazhdueshëm të Bankës gjatë dhjetë viteve të veprimtarisë së saj. Ndaj, Manaxhimi i Burimeve Njerëzore në Alpha Bank – Albania përbën një qasje sistematike që synon:

• Tërheqjen, zhvillimin e vazhdueshëm dhe mbajtjen e personelit të përshtatshëm që t'i shërbejë më mirë objektivave organizative dhe objektivave të biznesit
• Sigurimin e mundësive të barabarta për trainim dhe zhvillim karriere
• Motivimin, shpërblimin konkurrues dhe kënaqesinë e punonjësve në punë.

Burimet Njerëzore në Alpha Bank – Albania mbështesin dhe ndihmojnë Manaxherët e Lartë të Bankës në zbatimin e strategjive të biznesit per rritjen dhe suksesin e vazhdueshëm të Bankës.


Printo faqen Dergo faqen Krye