KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Produktet Bazë

  • Alpha 500
    Kjo është një llogari rrjedhëse me përfitimet e mëposhtme:
    • Norma interesi të përshkallëzuara të aplikuara në balancën ditore të llogarisë
    • Kartë krediti American Express
    • Blloqe çeqesh
    • Përditësime të llogarisë
    • Overdrafte
    • Web Banking



    Alpha 290
    Kjo është një llogari që nuk mbart interes me përfitimet e mëposhtme:
    • Karta krediti American Express
    • Blloqe çeqesh
    • Përditësime të llogarisë

    Dokumentat e nevojshëm për hapjen e një llogarie për rezident janë:
    • Kopje e regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, QKR
    • Kopje të Statusit dhe të Aktit të themelimit
    • Kopje e Numrit të Identifikimit Personal të Kompanisë (NIPT)
    • Kopje të licencës aktuale të lëshuar nga autoritetet tatimore, nëse kërkohet me ligj
    • Dokumenti i identifikimit të administratorit (kopja e pashaportës ose kartë identifikimi)


    Dokumentat e nevojshëm për hapjen e një llogarie për jo-rezident e cila duhet dorëzuar me vulë Apostile:
    • Certifikatë nga Regjistri Tregtar per regjistrimin e shoqërisë në shtetin prejardhës
    • Statusi dhe Akti i themelimit
    • Vertetim nga Regjistri Tregtar i shtetit prejardhës që kompania nuk është në process likujdimi.
    • Vertetim nga Regjistri Tregtar i shtetit prejardhës i personit të autorizuar që do të administrojë llogarinë e re në Alpha Bank-Albania
    • Kopje e dokumentit të identifikimit dhe/ose pasaporte të personit të autorizuar që do të administrojë llogarinë e re në Alpha Bank-Albania

    Shuma minimale për hapjen e llogarive të biznesit:
    • Alpha 290 EUR 30 (ose shuma ekuivalente në monedha të tjera)
    • Alpha 500 EUR 80 (ose shuma ekuivalente në monedha të tjera)

    Balanca minimale për hapjen e llogarive të biznesit:
    • Alpha 290 EUR 30 (ose shuma ekuivalente në monedha të tjera)
    • Alpha 500 EUR 80 (ose shuma ekuivalente në monedha të tjera)

    Përmes kësaj llogarie ju mund të kryeni transaksione parash si depozita on-line dhe tërheqje ose transaksione bankare jo me para në dorë, transferta on line brenda bankës, transferta brenda vendit në monedhën vendase (përmes sistemit te pagesave AECH & AIPS), transfertat te brendshme në valutë të huaj; transferta ndërkombëtare në valutë të huaj.

    Transfertat mund të kryhet përmes degëve, ATM-së, Alpha Bank Web Banking. Gjithashtu mund të kryhen transaksione nëpërmjet urdhërpagesave dhe debitimit direkt. Bazuar në marrëveshje midis klientit dhe Degës, Dega mund të kryejë veprime pasi është udhëzuar më parë me faks, e-mail etj.

    Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

    Printo
  • Depozitat me Afat ofrohen në LEK dhe monedha të huaja në një afat maturim 7-365 ditë. Interesi përllogaritet me bazë ditore.

    Shuma minimale e nevojshme për të hapur një depozitë me afat është 5,000 Euro ose shuma ekuivalente e saj. Aplikime në lidhje me normën e interesit pranohen për shuma, bazuar në politikat dhe procedurat e Bankës.

    Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

    Printo
  • Banka ofron shërbime për pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Pagesat kryesore të ofruara nga Banka janë:


    Transferta brenda bankës të cilat kryhen në cash, pa komision, dhe me të njëjtën date valute. Të tilla transferta ju mundësojnë pagesa tatimesh/sigurimesh shoqërore (Tatime mbi të ardhurat, TVSH, ISSH dhe ISKSH, taksa bashkiake, etj), pagesa zhdoganimi,pagesa utilitare (Ujin, Albtelekom, AMC, Vodafone etj)

    Tranferta në mbërritje mund të jenë pagesa në LEK ose monedhë të huaj të kryera nga banka vendase ose jashtë vendit.

    Tranfertat në nisje ofrohen për të kryer transferta fondesh në banka vendase në LEK ose Monedhë të huaj, gjithashtu dhe për tranferim fondesh jashtë vendit. Pranë Alpha Bank ju mund të kryeni transferta fondesh në monedha si LEK, USD, EUR, etj. Alpha Bank bashkëpunon me një numër të konsiderueshëm bankash në gjithë botën.
    Të gjitha transfertat në nisje janë subjekt i Rregullores rreth Transaksioneve në Monedhë të Huaj, i Bankës së Shqipërisë.

    Urdhërpagesa Periodike dhe Pagesa direkte është një shërbim që Alpha Bank ia ofron klientëve të saj, për të lehtësuar pagesat e faturave të tyre nëpërmjet Bankës. Ky shërbim mundëson pagesën automatike të faturave nëpërmjet llogarisë suaj, pa qenë e nevojshme që ju të vini në Bankë.

     Datat e valutës për transfertat në mbërritje dhe transfertat në nisje (brenda dhe jashtë vendit) janë subjekt i politikave të bankës dhe janë të publikuara në Kushtet e Punës së Bankës që mund ti gjeni KËTU

    Printo