KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Produkte Financimi
  • Financim për blerje prona të patundshme
    Alpha Bank financon lloje të ndryshme asetesh që mund të paraqiten në bilancin e kompanisë.
    Më konkretisht:
    Ndërtimin ose blerjen e pronave, ndërtesave dhe pajisjeve (p.sh. zyra, ndërtesa industriale, makineri, pajisje tjera të zyrës, mjeteve të transportit, etj);
    Blerjes ose pjesëmarrje në kapitalin e kompanive të tjera;
    Markat tregtare dhe pasuritë e tjera jo-materiale (p.sh. licencat, të drejtat për të përdorur ndërtesat etj.)

    Kapital qarkullues
    Alpha Bank financon aktivitete që ndihmojnë në mbulimin afatshkurtër të nevojës pë likuiditetit të një kompanie, që vjen si pasojë e ciklit të saj operativ.
    Më konkretisht:
    Mungesë në qarkullim cash-i që vjen si pasojë e politikave kredituese të kompanisë ndaj klientëve të saj dhe periudhës kredituese që i është caktuar kompanisë nga furnizuesit e saj.
    Mbulimi të nevojave sezonale apo të një periudhë specifike (p.sh. sezonalitet të shitjeve);
    Mbulim të nevojave të jashtëzakonshme për të cilat nuk janë parashikuar provigjone në buxhetin e kompanisë (p.sh. urdhëra të jashtëzakonshme për blerjen e inventarit ose të lëndëve të para, blerjen e inventarit ose të lëndëve të para në çmime të volitshme, etj).

    Nevoja të tjera financiare
    Aktivitete të tjera biznesi financohen nëpërmjet mënyrave të ndryshme financimi (Letër Krediti ose Letër Garanci)

    Printo
  • Kredi
    • Kjo është një mënyrë kreditimi me afat të caktuar dhe një program të përcaktuar shlyerjeje dhe lëshohen për të
       financuar aktivitete jo të përseritura operacionale (nevoja financiare të natyrë jo ciklike)
    • Në bazë të metodës së shlyerjes kreditë ndahen në tre kategori:
    • Këste të barabarts
    • Pagesa kapitali me apo pa një pagesë totale në fund të periudhës plus interesat
    • Pagesa totale në fund të periudhës së kredisë

    Overdraft/Llogari rrjedhëse
    • Llogari rrjedhëse të lidhura me overdraft. Ky lloj kreditimi përdoret për të mbuluar nevojat urgjente operacionale
       të kompanisë si pasojë e diferencave në cash nga operacionat e përditshme.

    Linjë kredie për kapital qarkullues
    • Kjo linjë kredie është një marrëveshje sipas së cilë Banka i jep kompanisë një linjë krediti për një arsye
       të parapërcaktuar. Huamarrësi mund të përdor në vazhdueshmërisht limitin maksimal të miratuar brenda afatit kohor
       të përcaktuar.
    Printo
  • Nëpërmjet lëshimin e një letër garancie Banka merr përsipër përgjegjësinë për ti paguar përfituesit shumën e shënuar në letër, ose pjesë të saj, nëse klienti nuk i përmbush detyrimet kontraktuale të ndërmarra në drejtim të marrësit të përcaktuara edhe në letrën e garancisë.

    Garancitë mund të përdoret për një shumëllojshmëri qëllimesh, siç janë për të lehtësuar tregtinë, detyrime ligjore të sigurta, performancë kontraktuale të sigurtë ose për të mbuluar detyrime të mundshme doganore.

    Garancitë mund të ndahen në kategori të ndryshme në varësi të qëllimit për të cilin lëshohet. Në vijim janë Letra Garancie më të zakonshme:
    • Garanci ankandesh
    • Garanci performance
    • Garanci Pagese
    • Garanci të tjera




    Printo
  • Kjo lloj linje kredie ofrohet për të lehtësuar kryerjen dhe sigurinë e pagesave në tregtinë ndërkombëtare. Letrat e Kreditit janë një metodë e rëndësishme pagese, pasi ato lehtësojnë kredinë midis vendeve të ndryshme me kulturë,praktika tregtie, ligje, mentalitet dhe interpretim të termave tregtarë të ndryshëm.

    Bazuar në përgjegjësinë që Banka lëshuese ndërmerr ndaj përfituesit Letrat e Kreditit ndahen në:
    • Letër Krediti e Revokueshme
    • Letër Krediti e Parevokueshme 





    Printo
  • • Afatshkurtër (Linjë kredie me një kohëzgjatje deri në 12 muaj)
    • Afatmesme (Linjë kredie me një kohëzgjatje më shumë se 12 muaj dhe me pak se 5 vjet).
    • Afatgjatë (Linjë kredie me një kohëzgjatje më shumë se 5 vjet).




    Printo