KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Alpha Bank Albania fiton çmimin e Filantropisë 2015 në nivel kombëtar
9/12/2015

Tiranë – Të Premten, më 4 dhjetor, Alpha Bank Albania mori çmimin e filantropisë 2015 në nivel kombëtar, për performancën e spikatur në përqasjen e përgjegjësisë sociale të korporatës dhe aktivitetet e zhvilluara në këtë kuadër. Pjesëmarrës në ceremoni, të organizuar nga Partners Albania, ishin përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit jofitimprurës, të institucioneve qeveritare dhe publike, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, medias etj.


Z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë i dorëzoi çmimin për kontribut në nivel kombëtar z. Periklis Drougkas, Drejtor Ekzekutiv i Alpha Bank Albania, me motivacionin: “Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz.”


Pas marrjes në dorëzim të çmimit, Drejtori Ekzekutiv i Alpha Bank Albania, z. Drougkas tha: “Ju faleminderit për këtë çmim, që është një vlerësim për përqasjen sociale dhe mbështetjen që Alpha Bank Albania ka dhënë përgjatë 17 viteve që operon në tregun shqiptar, jo vetëm për zhvillimin e qëndrueshëm financiar për ekonominë, por edhe për impaktin që Banka ka në komunitetin ku operojmë. Z. Drougkas iu referua edhe prejardhjes së fjalës ‘’filantropi’’ e cila do të thotë ‘’ të duash njerëzimin’’ në kuptimin e përkujdesjes, kultivimit, zhvillimit dhe përmirësimit të shoqërisë. Z. Drougkas vazhdoi fjalën e tij falenderuese duke cituar një thënie të Nënë Terezës ‘’ Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të’’


Përgjatë viteve të fundit, Alpha Bank Albania ka luajtur një rol të rëndësishëm duke mbështetur projekte që kanë impakt të madh në shoqëri, standardet dhe kushtet e jetesës, shëndetësi, edukim, mjedis, art, kulturë, sport etj. Banka e njeh përgjegjësinë e vetë për të dhënë kontribut në komunitet nëpërmjet sponsorizimeve, rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe duke siguruar që veprimet e përditshme të Bankës nuk dëmtojnë mjedisin. Alpha Bank Albania ka ndërmarrë disa iniciativa të rëndësishme, si për shembull “Dita e Vullnetarizmit”, “Dita e dhurimit të gjakut”, “Vrapo për autizmin”, “Adopto një çerdhe” (në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë), Alpha Gym Park, Rikonstruksion të reparteve pediatrike në qytete të ndryshme të Shqipërisë etj.


Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, SME-ve, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, Ish-RJ e Maqedonisë dhe Mbretërinë e Bashkuar.




Kthehuni