Ndihmësi virtual Alpha Bot – Inovacioni më i ri në sektorin bankar nga Alpha Bank Albania
30/1/2019
Përgjatë 21 viteve që Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar, gjithmonë në fokus ka patur klientin, duke krijuar vazhdimisht oferta dhe produkte të favorshme për ta dhe duke u shërbyer atyre me cilësi dhe integritet.

Për të qenë sa më pranë klientit 24 orë në 7 ditë të javës, banka ka krijuar Alpha Bot ndihmësin virtual që është inovacioni më i ri në sektorin bankar në Shqipëri. Alpha Bot është pjesë e integruar e platformës Facebook dhe i përgjigjet në kohë reale kërkesave për informacion të klientëve të interesuar në inbox të faqes zyrtare të Bankës në Facebook.

Por jo vetëm kaq...

Alpha Bot mund të japë gjithashtu në kohë reale parashikimin e motit në varësi të vendodhjes së klientit, tregon kursin e këmbimit të ditës, vendodhjet e degëve, bankomateve, rrjetit të terminaleve POS për pagesat me kartë si edhe shumë informacione të tjera të vlefshme për klientët dhe gjithashtu bazuar në historikun e bisedave që bën me klientët u sugjeron atyre produktin financiar më të përshtatshëm për ta. 
Për të siguruar mbështetje maksimale për rastet kur klientët kanë kërkesa më specifike, në çdo moment ata kanë mundësinë të zgjedhin të kërkojnë vazhdimin e komunikimit me stafin e bankës. 

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanale të tjera alternative, si ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1,100 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).




Kthehuni