KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 23.10.2018

CHF BLIHET 106.39 SHITET 112.39

EUR BLIHET 123.03 SHITET 126.63

GBP BLIHET 138.28 SHITET 144.28

USD BLIHET 106.96 SHITET 110.56

Alpha Bank Albania prezanton faqen e re për Kartat American Express ®
28/3/2018
News Cover Photo

Sot, më 28 mars 2018, Alpha Bank Albania publikoi faqen e re të internetit të markës prestigjoze American Express®, e konceptuar dhe përshtatur sa më mirë me përdoruesin, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë cilësisë së informacionit, paraqitjes vizuale dhe lehtësisë në përdorim.

Faqja të cilën mund ta aksesoni edhe KËTU ofron një lehtësim të përdorimit: çdo rubrikë dhe nënrubrikë mund të aksesohet thjesht nëpërmjet një klikimi, drejtpërdrejtë nga faqja kryesore.

Nëpërmjet faqës së re, përdoruesi mund të zbulojë në çdo moment përfitimet nga përdorimi i kartave American Express – si karta e debitit Enter American Express dhe kartat e kreditit American Express Green dhe American Express Gold - të lëshuara ekskluzivisht në Shqipëri nga Alpha Bank Albania. Gjithashtu, përdoruesit kanë mundësi që të krahasojnë përfitimet që kanë nga kartat e ndryshme, duke i ndihmuar ata që të zgjedhin kartën American Express që i përshtatet më mirë nevojave të tyre.

Krahas programit të vazhdueshëm “Alpha Bank Bonus”, që shpërblen kartëmbajtësit për çdo blerje me kartat American Express në një listë të përzgjedhur tregtarësh, faqja e re ofron gjithashtu informacion mbi ofertat me kohë të kufizuar, të ofruara nga Alpha Bank Albania në bashkëpunim me tregtarët partnerë.

Për të siguruar një eksperiencë sa më të këndshme gjatë lundrimit në faqe, mirëpresim çdo koment apo sugjerim në adresën:marketing.albania@alpha.gr


Kthehuni