KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 01.12.2020

CHF BLIHET 110.26 SHITET 118.26

EUR BLIHET 120.81 SHITET 126.81

GBP BLIHET 134.12 SHITET 142.12

USD BLIHET 100.51 SHITET 106.51

Apliko Online për Alpha e-Banking
17/3/2020
News Cover Photo
Sigurohemi që t'ju shërbejmë me cilësi dhe shpejtësi kudo ku ju jeni dhe ju mundësojmë aplikim online për shërbimin Alpha e-Banking.


Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar në vend, Alpha Bank Albania ju mundëson regjistrim online në platformën Alpha e-Banking. 

Më poshtë gjeni udhëzimet e detajuara që duhet të ndiqni për të krijuar llogarinë tuaj si edhe instruksionet për të aksesuar shërbimin Alpha e-Banking.

Si mund të shkarkoni formularin online:

1. Ju mund të kontaktoni Alpha e-Banking Help Desk në email ebanking.albania@alpha.gr dhe të informoni që dëshironi të krijoni një llogari e-Banking.

Për klientët e kategorisë Individë:
Ju mund të shkarkoni formularin për kategorinë Individë direkt KËTU, ta plotësoni dhe ta dërgoni te Alpha e-Banking Help Desk në email ebanking.albania@alpha.gr

Për klientët e kategorisë Biznes:
Ju mund të shkarkoni formularin për kategorinë Biznes direkt KËTU, ta plotësoni dhe ta dërgoni te Alpha e-Banking Help Desk në email ebanking.albania@alpha.gr

Në të dy rastet operatori i Help Desk do të kontrollojë të dhënat e regjistruara për ju në sistemin e bankës. 
Nëse të dhënat e plotësuara në formularin që do të dërgoni do të përputhen me të dhënat në sistemet tona, operatori do të proçedojë me krijimin e llogarisë suaj e-Banking. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi do t’ju dërgohen respektivisht me email dhe SMS. Pas krijimit të llogarisë suaj ju mund të vijoni menjëherë me përdorimin e shërbimit Alpha e-Banking.
Nëse të dhënat e plotësuara në e-mail-in që do të dërgoni nuk përputhen me të dhënat e regjistruara në sistemin tonë (p.sh. nëse adresa nga keni nisur email nuk përputhet me atë që ju keni regjistruar në bankë) atëherë operatori ynë nuk do të vazhdojë me tej me aplikimin dhe do t’ju nisë një e-mail informues për arsyen e refuzimit të kërkesës suaj për aplikimi online. Në këtë rast do të duhet që ju të paraqiteni në një nga degët tona për të përditësuar të dhënat tuaja dhe të proceduar me procesin e aplikimit. 
Ju mund të aksesoni shërbimin nga web-i KËTU ose duke shkarkuar aplikacionin në:





Shënim:

Për të kryer transaksione nëpërmjet Alpha e-Banking, duhet të shkarkoni gjithashtu aplikacionin “Alpha Safe Access”. Ky aplikacion shërben për gjenerimin e një kodi unik që autorizon në mënyrë të sigurt transaksionet e kryera nga llogaritë tuaja. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin:




Shkarko KËTU udhëzuesin e përdorimit Alpha e-Banking
Shkarko KËTU udhëzuesin për të instaluar Alpha Safe Access 


Alpha e-Banking Help Desk:
e-mailebanking.albania@alpha.gr
Tel:      +355 42 278 736  

Kthehuni