KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 01.12.2020

CHF BLIHET 110.26 SHITET 118.26

EUR BLIHET 120.81 SHITET 126.81

GBP BLIHET 134.12 SHITET 142.12

USD BLIHET 100.51 SHITET 106.51

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Alpha Bank Albania, z. Georgios Papanastasiou
17/3/2020
News Cover Photo

Të nderuar Klientë,

Në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19, me të cilën po përballet Shqipëria dhe mbarë bota, prioriteti kryesor i Alpha Bank Albania mbetet shëndeti dhe mirëqënia e Punonjësve dhe Klientëve tanë.
Ne kemi marrë të gjitha masat e domosdoshme të sigurisë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, që degët tona të jenë plotësisht operacionale për t’ju shërbyer juve. Në këto momente nuk do të jetë e mundur  t’ju përshëndesim duke ju dhënë dorën por si gjithmonë do t’ju mbështesim me zgjidhje të personalizura sipas kërkesave tuaja. Ju mund të përdorni gjithashtu, të gjitha kanalet tona alternative si terminalet për pagesa me kartë POS, e-Banking falas si edhe tërheqje nga ATM, për të cilat sigurohemi çdo ditë që të kenë mjaftueshmëri kartëmonedhash.

Që prej ditës së mërkurë datë 18 mars 2020, një pjesë e punonjësve të Zyrave Qëndrore do të punojnë nga shtëpia, si një masë mbrojtëse paraprake ndërkohë që pjesa tjetër e Zyrave Qëndrore dhe degët do të vazhdojnë të punojnë sipas të gjitha kushteve të sigurisë së shëndetit të rekomanduara. Për të shmangur lëvizjen e punonjësve dhe grumbullimin e shumë personave në një ambient, ne do të përdorim midis të tjerash edhe video konferenca.

Ne ndjekim me vëmendje çdo zhvillim dhe do t’ju informojmë për çdo ndryshim nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit. 

Në këtë moment do të doja të shpreh të gjithë vlerësimin tim për Punonjësit e Alpha Bank Albania për angazhimin dhe përkushtimin e treguar që nga dita zero e kësaj situate për të siguruar vazhdimësinë e dhënies së shërbimit për Klientët tanë.

Në këto ditë, Shqiptarët kanë treguar një solidaritet të rrallë, duke respektuar të gjitha udhëzimet e Autoriteteve Qeverisëse dhe kjo më mbush me optimizëm që të gjithë bashkë do e fitojmë këtë betejë dhe shumë shpejt do të kthehemi në normalitet.


Qëndro në shtëpi dhe ji i sigurt!

Georgios A. Papanastasiou
Drejtor i Përgjithshëm
Alpha Bank Albania SH.A

Kthehuni