KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 20.08.2018

CHF BLIHET 107.25 SHITET 113.25

EUR BLIHET 123.58 SHITET 127.18

GBP BLIHET 136.93 SHITET 142.93

USD BLIHET 108.08 SHITET 111.68

Dhurimi i gjakut për fëmijët me talasemi
12/6/2017
News Cover Photo
Ditën e hënë, më 12 qershor, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi Ditën e Dhurimit të Gjakut, për të gjashtin vit rradhazi.

Znj. Brunilda Isaj, Drejtuese e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania u shpreh se: “Banka ka qenë gjithnjë e angazhuar në nisma të tilla, të cilat synojnë të ofrojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, për të gjithë ata persona që kanë nevojë. Për Alpha Bank Albania, Përgjegjësia Sociale e Korporatës është element i pandashëm i kulturës sonë korporative, ndaj dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të bëjnë një gjest të vogël, por shumë domethënës.”Një kontribut jetik, e cilëson edhe përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, mbështetjen e gjetur tek stafi i Bankës dhe të gjithë ata që vullnetarisht bëhen pjesë e dhurimit të gjaku. “Është viti i gjashtë që ne organizojmë fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Alpha Bank Albania. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë punonjësit e Bankës që i janë përgjigjur thirrjes tonë.”

Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar, më shumë se 600 fëmijë në Shqipëri janë të prekur nga sëmundja e talasemisë dhe kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzion gjaku. 

Kthehuni