KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 14.12.2018

CHF BLIHET 106.62 SHITET 112.62

EUR BLIHET 121.61 SHITET 125.21

GBP BLIHET 134.46 SHITET 140.46

USD BLIHET 107.39 SHITET 110.99

Dhuro një libër!
10/1/2018
News Cover Photo
Në kuadër të përqasjes ndaj përgjegjësisë shoqërore të korporatës dhe angazhimit të vetë publik, Alpha Bank Albania dhuroi 6 100 libra jashtëshkollorë në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Alpha Bank Albania pasuroi bibliotekat e shkollave në qytetet kryesore ku operon.

Në një event të organizuar në mjediset e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shfaqi mirënjohjen e saj për këtë kontribut, të Alpha Bank dhe u shpreh se do të dëshironte shumë që edhe biznese të tjera ti bashkohen kësaj nisme të filluar nga Alpha Bank. Ajo shtoi se kjo nismë shkon paralel edhe me nismën ‘’Unë lexoj’’ e ndërmarrë nga Ministria për të njëjtin qëllim, pasurimin e bibliotekave të shkollave me titujt më të mirë, me qëllim përmirësimin e aftësive të leximit tek nxënësit duke e sjell librin më afër tij. Ne besojmë vijoi ajo se zhvillimi i dashurisë për leximin të bën lexues të mirë, gjë që është esenciale për përmirësimin e aftësive të leximit tek nxënësit.

Z. Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, shprehu kënaqësinë se ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është edukimi cilësor.

“Alpha Bank Albania feston 20 vjetorin e vetë në Shqipëri, e përgjatë këtyre 20 viteve kemi mbështetur vazhdimisht sistemin arsimor, pasi ne besojmë se edukimi është një hap i rëndësishëm në jetën tonë, dhe se nuk është kurrë vonë për të mësuar gjëra të reja, mjafton të jetë dëshira për të mësuar. Ndaj, është detyrimi ynë që të kultivojmë dashurinë për dije, sa më herët që të kemi mundësi. Ne duhet të mbështesim brezin e ri në këtë rrugë të rëndësishme, duke u dhënë akses në një botë të re me informacion dhe imagjinatë.” – tha z. Papanastasiou
Kthehuni