KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 16.02.2018

CHF BLIHET 112.12 SHITET 118.12

EUR BLIHET 130.86 SHITET 134.46

GBP BLIHET 146.36 SHITET 152.36

USD BLIHET 104.27 SHITET 107.87

Dita e Vullnetarizmit 2017 të Alpha Bank
4/6/2017
News Cover Photo
Në kuadër të “Dita e Vullnetarizmit” të Grupit Alpha Bank dhe në linjë me përqasjen e përgjegjësisë sociale të korporatës, Alpha Bank Albania organizoi më 28 maj, një aktivitet që synonte gjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të Kalasë së Bashtovës, në Kavajë. Ndërkohë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Banka mbështeti në datë 4 Qershor restaurimin e Kalasë së Libohovës, në Gjirokastër.

“Dita e Vullnetarizmit” organizohet për vitin e nëntë në Shqipëri, dhe në të morën pjesë rreth 100 punonjës të Alpha Bank Albania.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri prej 19 vitesh dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm përsa i përket përgjegjësisë sociale të korporatës, duke mbështetur në mënyrë aktive projekte të ndryshme që kanë një impakt të madh në shoqëri, kushtet e jetesës dhe standardet, shëndetësinë, edukimin, mjedisin, parqet publike, artin, kulturën, katastrofat natyrore etj.

Kthehuni