KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 23.10.2018

CHF BLIHET 106.39 SHITET 112.39

EUR BLIHET 123.03 SHITET 126.63

GBP BLIHET 138.28 SHITET 144.28

USD BLIHET 106.96 SHITET 110.56

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës
14/9/2016
News Cover Photo
Me mbështetjen e Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral, fondacioni “Guitar Foundation of Albania” zhvilloi edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës së Tiranës.

Ky aktivitet, tashmë pjesë e rëndësishme e axhendës kulturore në Shqipëri, i ofron publikut artdashës përgjatë katër ditëve performanca të shkëlqyera artistike nga muzikantë të mirënjohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga Italia, Austria, Greqia, Maqedonia, Çekia dhe Mali i Zi. 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e hapjes, të mbajtur pranë Sallës së Koncerteve në Akademinë e Arteve, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania i shprehu përgëzimet  z. Admir Doçi, Drejtor Ekzekutiv i “Guitar Foundation of Albania”, si edhe konfirmoi rëndësinë dhe vëmendjen që Alpha Bank i kushton artit, kulturës dhe muzikës në vend, duke u angazhuar në aktivitete të cilat mbartin vlera universale dhe shërbejnë për të bashkuar njerëz, kultura dhe shtete.

Kthehuni