KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 20.08.2018

CHF BLIHET 107.25 SHITET 113.25

EUR BLIHET 123.58 SHITET 127.18

GBP BLIHET 136.93 SHITET 142.93

USD BLIHET 108.08 SHITET 111.68

Së bashku festat janë më të bukura
15/12/2016
News Cover Photo
Gjatë ditës së enjte, 15 dhjetor 2016, Alpha Bank Albania dhuroi paketa ushqimore për 250 familje në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me Bashkitë më të mëdha në vend. Banka shpërndau ndihma të shportës bazë të konsumit dhe disa pije freskuese, për një sezon festiv sa më të gëzueshëm për këto familje.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ‘’Qendrën Sociale Multidisiplinare’’ në Tiranë, ku së bashku me stafin e Alpha Bank Albania u shpërndanë paketa ushqimore për 50 familje, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania tha: “Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë të cilat na sjellin më afër familjes dhe miqve tanë; është një periudhë ku ne duhet të jemi mirënjohës për çfarë kemi dhe të ndihmojmë ata që kanë më pak se ne. Bamirësia është një veprim altruist që i pasuron shpirtërisht pa fund ata që dhurojnë, dhe jam i lumtur që ndjenja e bamirësisë është pjesë e kulturës korporative të Alpha Bank, ndaj në këto 17 vite prezencë në Shqipëri ne kemi kontribuar me projekte shumë të rëndësishme të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së komunitetit ku ne jetojmë’’

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, vlerësoi dhe theksoi rëndësinë dhe kontributin e Alpha Bank Albania në projekte të rëndësishme të ndërmarra nga Bashkia Tiranë dhe jo vetëm, ku vlen të përmendet pjesmarrja në iniciativën “Adopto një çerdhe”, “Mbill një pemë”, “Palestra në natyrë” pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës etj.

Kthehuni