KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 25.09.2020

CHF BLIHET 110.51 SHITET 118.51

EUR BLIHET 120.77 SHITET 126.77

GBP BLIHET 131.26 SHITET 139.26

USD BLIHET 103.22 SHITET 109.22

FinQuest nga Alpha Bank 2020: Rikthehet konkursi digjital i inovacionit nga Alpha Bank
28/8/2020
News Cover Photo
Alpha Bank Group organizon për të dytin radhazi konkursin ndërkombëtar të inovacioni digjital FinQuest ku mirëpriten të gjitha idetë, aplikacionet dhe zgjidhjet teknologjike inovative që synojnë të formojnë të ardhmen dixhitale të sektorit bankar.

Këtë vit FinQuest nga Alpha Bank u krijua si një përgjigje ndaj nevojës aktuale të sektorit bankar për zgjidhje dhe aplikime të reja digjitale, përmes përdorimit të teknologjive moderne. Për këtë qëllim, krijimi i një përvoje të re bankare digjitale është sfida të cilës pjesëmarrësit janë të ftuar ti përgjigjen, me ide inovatore që përmirësojnë shërbimet bankare dhe e vendosin Klientin të parin.

FinQuest 2020 nga Alpha Bank do të zgjasë për tre muaj dhe do të zhvillohet në tre faza. Faza e parë përfshin paraqitjen e propozimeve, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me mbështetjen e ideve dhe propozimeve më të spikatura përmes Ëorkshop-eve dhe seminareve speciale ku do të marrin pjesë drejtues me përvojë nga Banka dhe tregu. Qëllimi i fazës së dytë është zhvillimi i mëtejshëm i propozimeve për t'i bërë ato të zbatueshme nga Alpha Bank. Në fazën përfundimtare, propozimet e përzgjedhura do të prezantohen në një aktivitet të posaçëm ku dhe do të shpallen fituese tre propozimet më të mira.

Procesi i paraqitjes së aplikimit për FinQuest nga Alpha Bank tashmë ka filluar dhe do të zgjasë deri më 25 shtator 2020.

Të gjitha informacionet përkatëse, si dhe aplikimet për konkurs, mund ti gjeni në adresën www.finquest.gr
Kthehuni