KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 11.12.2017

CHF BLIHET 111.11 SHITET 117.11

EUR BLIHET 131.58 SHITET 135.18

GBP BLIHET 148.30 SHITET 154.30

USD BLIHET 111.31 SHITET 114.91

Alpha Bank inauguron ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Elbasanit
11/5/2017
News Cover Photo
Në datën 11 prill 2017, Alpha Bank Albania inauguroi ambientet e reja të degës në qytetin e Elbasanit. Në ceremoni ishin të ftuar z. Qazim Sejdini, Kryetar i Bashkisë Elbasan, autoritete të tjera vendore si dhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Elbasan.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, znj. Brunilda Isaj, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania tha “Që prej vitit 2 000, kur Alpha Bank Albania filloi aktivitetin e vetë në qytetin e Elbasanit, kemi pasur kënaqësinë të mbështesim klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta dhe të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë të tyren, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit”. 

Znj. Isaj theksoi gjithashtu se ambientet e reja janë rinovuar plotësisht dhe tashmë dega është konceptuar për t’i shërbyer një numri më të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit. Më shumë se 21 000 klientë i kanë besuar menaxhimin e tyre financiar Alpha Bank Albania – Dega Elbasan; janë pikërisht këta klientë si dhe 220 000 klientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë, që udhëheqin veprimtarinë e përditshme të Alpha Bank Albania, që prej themelimit të saj në Shqipëri, në vitin 1998. 

Kthehuni