KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Alpha Bank inauguron ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit
17/10/2016
News Cover Photo
Në datë 17 tetor 2016, u inauguruan ambjentet e reja të degës së Alpha Bank në qytetin e Beratit. Në ceremoni ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj , autoritete të tjera vendore, si edhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Berat. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank në Shqipëri tha ‘’ Ne jemi prezent në qytetin e Beratit prej 14 vitesh, dhe jemi krenarë qe përgjatë këtyre viteve kemi mbështetur klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta për të plotësuar çdo nevojë të tyren’’.

Ai vazhdoi duke thënë se dega e re e rinovuar është konceptuar për t’i shërbyer një numëri më të madh klientësh me të njëjtën cilësi të lartë shërbimi. Aktualisht dega Berat numëron më shumë se 16,000 klientë të cilët kanë besuar Alpha Bank dhe është pikërisht ky besimi i tyre dhe i 228,000 klientëve të tjerë në të gjithë Shqipërinë që na udhëheq në veprimtarinë tonë të përditshme që prej themelimit të Bankës në vitin 1998 në Shqipëri.
Kthehuni