KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 11.12.2017

CHF BLIHET 111.11 SHITET 117.11

EUR BLIHET 131.58 SHITET 135.18

GBP BLIHET 148.30 SHITET 154.30

USD BLIHET 111.31 SHITET 114.91

Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit – Deri në 20% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit Alpha Bank!
2/10/2017

Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 19 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të ketë pikërisht klientin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë 240 mijë klientët e Bankës.

Duke u udhëhequr nga parimi ‘’njih klientin tënd’’, drejtuesit e lartë të Bankës organizojnë gjithashtu në mënyrë periodike takime me klientët individë dhe klientët e biznesit në të gjitha qytetet ku Alpha Bank operon.

Përgjatë 2 viteve të fundit nëpërmjet ofertave të shumta novatore të hedhura në treg nga Banka, klientët kanë përfituar nëpërmjet Programit të Shpërblimit Alpha Bonus rimbursim në kartat e tyre American Express në shumën totale 105,000 Euro, ndërkohë të gjithë ata që kanë aplikuar për një kredi konsumatore ose kredi për shtëpi kanë përfituar nga Banka mbulim të shpenzimeve fillestare të kredive në shumën totale afërsisht 100,000 Euro.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 2-6 tetor 2017, Alpha Bank Albania nëpërmjet Programit të Shpërblimit Alpha Bonus, do të shpërblejë dyfish të gjithë klientët  që përdorin kartat e lëshuara nga Banka.

Për çdo blerje të kryer nëpërmjet kartave American Express Green, American Express Gold, Enter American Express, kartës së debitit Visa ENTER dhe kartës së kreditit Visa Classic, të lëshuara nga Alpha Bank Albania, klientët do të rimbursohen deri në 20%, pavarësisht vlerës së blerjes.

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha blerjet e kryera në rrjetin e dyqaneve të artikujve ushqimorë Spar, rrjetin e dyqaneve Fashion Group (Carpisa, Geox, Golden Point, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield), pikat e karburantit Gulf, rrjetin e dyqaneve të elektroshtëpiakeve Neptun, hipermarketin Megatek, agjensinë e udhëtimeve Magic Tours, spitalin Hygeia Tiranë, Nobis, Argjendari Gjikondi si dhe dyqanin e luleve Belfiore.

Ju mund të gjeni KËTU më shumë informacion mbi përqindjet neto të rimbursimit që do të aplikohen gjatë Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit.

Kthehuni