KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 20.02.2019

CHF BLIHET 106.59 SHITET 112.59

EUR BLIHET 122.62 SHITET 126.22

GBP BLIHET 139.95 SHITET 145.95

USD BLIHET 107.91 SHITET 111.51

Java e parasë
29/3/2017
News Cover Photo
Java botërore e parasë është një iniciativë e Child and Youth Finance International, që zhvillohet në Shqipëri falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Në kuadër të Javës botërore të parasë – një event ndërkombëtar, i cili synon përfshirjen aktive të të rinjve në fushën e administrimit financiar, duke u mësuar atyre koncepte kyç, si për shembull drejtimi financiar, kursimi, sistemi ekonomik ku jetojnë, punësimi, sipërmarrja etj. – më 29 mars 2017, gjimnazistë të shkollës së mesme “Besnik Sykja” në Tiranë, zhvilluan një vizitë pranë degës kryesore të Alpha Bank Albania.

Në ambientet e Alpha Bank Albania nxënësit patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare të realizuara në një degë banke. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me punonjësit e degës, nxënësit u njohën konkretisht me shërbimin ndaj klientit, përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve bankare si dhe funksionet dhe veprimtarinë operacionale dhe organizative brenda një dege.

Gjithashtu, më 30 mars 2017, në Qendrën e Inovacionit, pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, u organizua nga Junior Achievement në Shqipëri edicioni i tretë i “Kampit të inovacionit”. Ky event zbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) dhe përfshin nxënës të klasave të 11-ta nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kruja. 30 nxënës pjesëmarrës u grupuan në ekipe prej 5 personash dhe parashtruan zgjidhje inovative për temën “Marketingu dixhital”, nën kujdesin dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Alpha Bank Albania dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse.

Alpha Bank Albania është plotësisht e angazhuar në edukimin dhe këshillimin financiar të përgjegjshëm për klientët e vetë, duke u ofruar shërbime të personalizuara, të zhvilluara enkas për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve.
Kthehuni