KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.24 SHITET 119.24

EUR BLIHET 131.76 SHITET 135.36

GBP BLIHET 147.48 SHITET 153.48

USD BLIHET 111.73 SHITET 115.33

Oferta fantastike për kredinë konsumatore të pasiguruar nga Alpha Bank Albania!
20/3/2017
News Cover Photo
Alpha Bank Albania është një ndër bankat më novatore kur flitet për produktet e reja dhe ofertat e saj për produktet ekzistues. Ofertat e shumta për kreditë për klientët individë, gjatë vitit 2016, u kanë mundësuar atyre jo vetëm kushte të favorshme dhe interesa të parapëlqyera por edhe përfitime të tjera të shumta e të ndryshme, në dukje mbase anësore, por, që të gjitha se bashku, në tërësinë tyre plotësojnë më së miri nevojat dhe dëshirat e klientëve ekzistues apo të rinj të Alpha Bank Albania.

Edhe në muajin mars të këtij viti, Alpha Bank vjen sërish me një tjetër ofertë fantastike në tregun bankar që do të jetë e vlefshme për një periudhë relativisht të gjatë duke filluar nga data 20 mars deri më 20 maj.
Të gjithë ata klientë ekzistues dhe të rinj që kërkojnë një kredi konsumatore të pasiguruar “Alpha Realizo” pranë Alpha Bank përfitojnë 0% komision disbursimi dhe sigurim jete të paguar nga Banka. Kjo ofertë është krijuar që klienti të ketë mundësinë të marrë të plotë gjithë shumën e kredisë që ka kërkuar pa paguar as komisionin e disbursimit ashtu edhe shpenzimet për sigurimin e jetës që banka zbaton gjatë disbursimit të kredisë duke kursyer kështu deri në 40 mijë lekë.

Për më tepër kjo kredi shoqërohet me norma interesi të favorshme dhe afat shlyerjeje deri në 7 vjet dhe gjithashtu klientët përfitojnë afate e kushte të parapëlqyera për produkte e shërbime të tjera bankare si për shembull financim deri në 300 mijë lekë pa patur nevojë për garantor dhe deri në 1 milion lekë pa kolateral.
Kthehuni