Njoftim për përditësimin e sistemit qëndror të Bankës
8/10/2019

Alpha Bank Albania njofton të gjithë klientët e saj individë dhe biznes se në kuadër të përditësimit të sistemit qëndror të Bankës, ditën e premte datë 11 tetor,2019 të gjitha degët e Bankës do të operojnë deri në orën 13:30. Duke nisur nga data 11 tetor ora 13:30 dhe deri më 13 tetor (përfshirë) nuk do të funksionojnë web dhe mobile banking dhe veprimet e kryera në ATM dhe POS do të kenë një limit ditor prej 15,000 lekësh. 

Sistemi i ri dhe platforma Alpha e-Banking do të kenë funksionalitete të reja të cilat do të përmirësojnë dukshëm eksperiencën bankare të klientëve ekzistues dhe të rinj.

Disa nga funksionalitetet e reja të Alpha e-Banking janë:
  • Transferta ndërkombëtare
  • Pagesë të faturave utilitare
  • Hapje depozite 
  • Informacion i detajuar për llogaritë dhe kreditë
  • Pagesë kartë krediti
  • Thjeshtësi në dërgimin e kredencialeve dhe rilëshim në rast bllokimi të tyre
  • Komunikim me bankën për informacione të ndryshme 
  • Kalim të pagave për klientët biznes

Për çdo informacion ju lutem të kontaktoni në numrin +355 42 278 736 

Kthehuni