- Rreth Alpha Bank Albania
- Rreth Alpha Bank Group
- Individë
- Biznese
- COSME
- Korporata
- Burimet Njerëzore
- Treguesit Financiarë
- Pagesë Automatike Faturash
- Ndërmjetësimi në Sigurime
- Alpha e-Banking
- Shërbimi Alpha SMS
- Vodafone More
Të nderuar klientë,
Në vijim të urdhërit të përbashkët të firmosur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19, dëshirojmë t’ju informojmë se Alpha Bank Albania është e angazhuar të ndërmarrë masa lehtësuese për të gjithë ata klientë biznesi dhe individë të cilët janë të prekur nga situata aktuale.
Kush përfshihet:
Të gjithë ata klientë biznesi dhe individë të cilët do të kenë pamundësi pagimi si pasojë e COVID-19
Periudha:
Periudha e përfshirë është 13.03.2020 - 31.05.2020
Masa lehtësuese:
Shtyrja e afatit të pagesës së këstit të kredisë pa penalitete
Si të na kontaktoni:
Nëpërmjet degës ku ju jeni klient
Klientët Individ:
-Tel: +355 42 278 578 / +355 42 278 682
Ju lutemi shkarkoni formularin e kërkesës KËTU, plotësojeni dhe dërgojeni te
nplretail.albania@alpha.gr
Klientët e Biznesit:
-Tel: +355 42 278 641 / +355 42 278 633
Ju lutemi shkarkoni formularin e kërkesës KËTU, plotësojeni dhe dërgojeni te
wholesale.albania@alpha.gr dhe NonPerformingLoans.Albania@alpha.gr
Ju do të duhet të shprehni qartë arsyen e pamundësisë të pagimit të kredisë.
Vendimmarrja:
Banka do të analizojë me prioritet të lartë të gjitha kërkesat dhe pas analizës së bërë nga stafi ynë do t’ju komunikojë vendimin e marrë.
E rëndësishme:
Vendimi i mësipërm nuk është i vlefshëm për klientët të cilët nuk preken financiarisht nga COVID-19.
Faleminderit për mirëkuptimin!