KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 12.11.2018

CHF BLIHET 106.57 SHITET 112.57

EUR BLIHET 122.77 SHITET 126.37

GBP BLIHET 139.06 SHITET 145.06

USD BLIHET 108.83 SHITET 112.43

Oferta - Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit
28/9/2018

Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit

10% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit Alpha Bank!

Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 20 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të jetë pikërisht klienti dhe përmirësimi i standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë klientët e Bankës.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 1-5 tetor 2018, Alpha Bank Albania do të shpërblejë të gjithë klientët që përdorin kartat e lëshuara nga Banka, duke u ofruar 10% rimbursim të shpenzimit të kryer pranë restoranteve partnere.

Për çdo blerje të kryer nëpërmjet kartave American Express Green, American Express Gold, Enter American Express, kartës së debitit Visa ENTER dhe kartës së kreditit Visa Classic, të lëshuara nga Alpha Bank Albania, klientët do të rimbursohen 10%, pavarësisht vlerës së shpenzuar. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha pagesat e kryera nëpërmjet rrjetit të pikave të shitjeve (POS) të Alpha Bank Albania, në restorantet partnere në të gjithë Shqipërinë.

Klientët mund të gjejnë më shumë informacion mbi kushtet e ofertës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në të gjitha degët e Alpha Bank Albania, në faqen zyrtare të Bankës në Facebook ose në adresën e internetit të Bankës.

Kjo ofertë përmban terma dhe kushte përdorimi, që mund të lexohen KËTU. Lista e restoranteve partnere të Alpha Bank Albania, mund të shkarkohet KËTU

Kthehuni