KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 17.10.2017

CHF BLIHET 113.10 SHITET 119.10

EUR BLIHET 131.80 SHITET 135.40

GBP BLIHET 147.55 SHITET 153.55

USD BLIHET 111.75 SHITET 115.35

Optimizimi i rrjetit të njësive të biznesit
18/5/2016

Në kuadër të optimizimit të rrjetit të shpërndarjes së njësive të biznesit, Alpha Bank Albania do të kryejë ndryshimet e mëposhtme:

- Prej datës 16 maj 2016, Dega Kuçovë do të transferojë të gjithë aktivitetin e vetë bankar në degën Ura Vajgurore (Lagjja “18 Tetori”) - Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 036 122 123
- Prej datës 16 maj 2016, Dega Ersekë do të transferojë të gjithë aktivitetin e vetë bankar në degën Korçë (Bulevardi Fan S. Noli, Lagjja nr. 7, pranë Bashkisë Korçë) - Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 082 254 313
- Prej datës 16 qershor 2016, Dega Ballsh dhe Dega Patos do të transferojnë të gjithë aktivitetin e tyre bankar në degën Fier (Rruga “Ramiz Aranitasi”) - Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 034 228 402

Ky rialokim vjen në përputhje me strategjinë e Alpha Bank Albania për përmirësimin e eficiencës së brendshme dhe të kanaleve të shpërndarjes të shërbimeve financiare për klientët e Bankës.
Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank, themeluar që prej vitit 1879 dhe është një nga bankat dhe grupet financare kryesore në Greqi, duke i ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, individëve, SME-ve, korporatave, nëpërmjet kartave të kreditit, drejtimit të aktiveve, veprimtarive bankare të investimit, veprimtarive bankare vetjake, veprimtarive të ndërmjetësit, leasing dhe factoring, etj. Alpha Bank është gjithashtu aktive në tregun ndërkombëtar bankar, me prani në Qipro, Rumani, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kthehuni